E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane gjendet i vetevarur nje 65 vjecar

Gjendet i vetëvarur 16 orë pasi ishte larguar nga banesa, 65-vjeçari, ish-oficer ushtrie. Trupi i pajetëi Halim Vatës u gjet nga dy vajza, që bënin vrap në kodrat e liqenit artificial. Viktima ishte larguar nga banesa mesditën e të enjtes dhe kishte lënë një letër ku paralajmëronte se do vriste veten. Letra alarmoi familjarët dhe policinë duke kryer kontrolle në disa zona të Tiranës, por pa mundur ta gjejnë 65-vjeçarin. Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet paraprake hetimore nuk ka asnjë dyshim se ngjarja është vetëvarje. Burimet shtuan se shkak për ngjarjen ka qenë një depresion i thellë i momentit, por pa dhënë një shkak konkret për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›