E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytezimi pa kriter i bimeve mjekesore po con drejt zhdukjes

Shfrytëzimi pa kriter i bimëve mjekësore po çon drejt zhdukjes shumë prej tyre.

Shqetësimit të sipërmarrësve shqiptarë të industrisë së bimëve medicinale Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i është përgjigjur duke thënë se do të merren të gjitha masat për ndaljen e këtij fenomeni, ndërsa ka garantuar mbështetjen e qeverisë për këtë industri burim të ardhurash për shumë familje në zonat rurale.

Ministria e Mjedisit sipas Ministrit Fatmir Mediu synon ngritjen e mekanizmave për çertifikimin e këtyre produkteve në mënyre që industria e bimëve mjekësore të radhitet krah industrive të tjera dhe të sjelle siguri si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët .

Të ardhurat që kjo industri sjell në ekonominë tonë llogariten në rreth 50 milionë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›