53-vjeçari tenton të hidhet nga ura
Durrës
Tenton të vetëhidhet nga ura pranë mbikalimit te stacioni hekurudhor i Durrësit një 53-vjeçar. Sapo kanë parë 53-vjeçarin me iniciale K. K., nga Durrësi, që kërcënonte duke thirrur se do të hidhej, kalimtarët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit, me të mbërritur në vendngjarje, ka negociuar për rreth 20 minuta me 53-vjeçarin dhe ka arritur ta bindë që të largohet nga ura. Mësohet se 53-vjeçari kishte probleme familjare, të cilat dyshohet se janë edhe shkaku i një veprimi të tillë. Pak ditë më parë, një formë e ngjashme u ndoq edhe nga një tjetër qytetar nga Durrësi, i cili bashkë me fëmijët e tij kërcënonte me hedhjen nga tarraca e një pallati 6-katësh në Tiranë, pasi kërkonte t’i ktheheshin pronat.
#