E Diel, 1 Nëntor 2026

568 forca, 55 mjete dhe 2 helikopterë të FA në operacione për emergjencat civile

17-02-2012 / Gazeta 55

Shpëtohen 37 persona të sëmurë dhe shpërndahen 17 mijë kg ndihma ushqimore dhe mjekësore nga FA

Forcat e Armatosura vazhdojnë operacionin në ndihmë të zonave të bllokuara nga dëbora në veri, veri-lindje dhe jug-lindje të vendit. Shtimi i numrit të forcave dhe mjeteve ushtarake ka bërë të mundur që të rritet dhe intensifikohet më shumë dinamika e operacionit, si nga toka ashtu edhe nga ajri, duke punuar në shumë drejtime, sidomos në hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora, ndihmën dhe asistencën mjekësore për të sëmurët, evakuim dhe transport ndihmash ushqimore etj. Qindra forca dhe mjete janë dërguar në drejtim të veriut dhe lindjes së vendit, mes të cilëve forca të specializuara këmbësorie, manovratorë dhe drejtues mjetesh, kamionë me ushqime, autoambulanca, borëpastruese, mjete fluturuese etj. Strukturat e Forcave të Armatosura të inkuadruara në këtë operacion të madh humanitar po punojnë me disiplinë, gatishmëri dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie për të përballuar dhe kapërcyer me të gjitha mundësitë vështirësitë e krijuara nga moti i keq dhe për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar nga dëbora në këto zona të largëta të vendit tonë. Detyra themelore e vënë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm është shpëtimi i jetës së njerëzve. Forcat ushtarake janë të angazhuara në operacionin e emergjencës në zonat e bllokuara nga bora, 37 persona të sëmurë janë transportuar në spitale dhe janë jashtë rrezikut për jetën, janë të zhbllokuara 644 km rrugë, janë shpërndarë 16.850 kg ndihma ushqimore e mjekësore për popullatën. Nga veprimi efikas i forcave të Policisë Ushtarake dhe ekipit mjekësor të Spitalit Ushtarak të dislokuar në qarkun e Kukësit, u bë e mundur të realizohet në kohën e duhur dezintoksikimi nga gazi i dhjetëra studentëve të Fakultetit të Infermierisë në qytetin e Kukësit. Shquhet për një shërbim shembullor efektivi i Bazës Ajrore në Farkë, të cilët kanë përballuar me aftësi të jashtëzakonshme dhe rastet kur helikopterët e Ministrisë së Brendshme dhe ato të Shëndetësisë, nuk kanë arritur të fluturojnë deri në vend. Ky efektiv ka mundësuar transportimin dhe dërgimin në spitale rajonale dhe qendrore të dhjetëra të sëmurëve. Gjatë këtyre ditëve, mjetet fluturuese të kësaj baze kanë realizuar 19 misione fluturimi, duke tejkaluar 31 orë fluturimi ajror. Ndërkaq, është punuar dhe vijon të punohet për pastrimin dhe zhbllokimin nga dëbora të rrugëve brenda qytetit, si në Pukë, Kukës, Peshkopi, Korçë, Bulqizë, Ersekë, si edhe në akset e rrugëve dytësore që lidhin qendrat e komunave, duke bërë të mundur përmirësimin e qarkullimit të mjeteve në këto zona të thella. Rrugët e zhbllokuara nga dëbora dhe akulli kanë arritur deri në 644 km. Janë me qindra trupa dhe me dhjetëra mjete borëpastruese, fadroma, buldozerë, ekskavatorë, autoambulanca, etj, të Forcave të Armatosura që punojnë pa pushim dhe me përkushtim për realizmin e detyrave. Ndonëse në kushte tepër të vështira, ka vijuar operacioni për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe mjekësore për banorët e bllokuar nga dëbora. Shpërndarja e tyre është bërë në si nga ajri ashtu edhe nga toka. Deri tani janë shpërndarë në rrugë tokësore rreth 7 mijë kg ndihma ushqimore dhe mjekësore, ndërsa në rrugë ajrore 10 mijë kg, duke kapur shifrën rreth 17 mijë kg ndihma. Në krye të operacionit qëndron ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrat, si dhe gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi dhe Zv/ministri i Mbrojtjes Z.Ekrem Spahiu të shoqëruar nga Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale Gjeneral Brigade Abaz Lleshi, si dhe nga disa drejtorë drejtorish në Shtabin e Përgjithshëm kanë inspektuar të mërkurën trupat dhe mjetet ushtarake që po operojnë në  Qarkun e Dibrës. Gjeneral Major Gjunkshi dhe Zv/ministri Spahiu morën takim dhe u njohën nga afër me punën që po kryejnë efektivat e strukturave të Forcave të Armatosura të angazhuar në operacionin për përballimin e vështirësive të krijuara nga reshjet e shumta të dëborës që kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në këtë zonë. Gjithashtu Gjeneral Major Gjunkshi dhe Zv/ministri Spahiu, zhvilluan një takim në Prefekturën e Qarkut Dibër, ku u takuan me Prefektin e këtij qarku Z. Genci Sharku, me Kryetarin e Qarkut Z.Naim Gazidede, Shefin e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shefin e Shëndetësisë.

Komanda e Task-Forcë, Qarku Dibër
- Në aksin rrugor Qafa e Buallit-Bulqizë, Fushë-Bulqizë-Qerenec dhe në Komunën Luzni-Katund i Ri janë të angazhuara 3 mjete tip “Fadroma” dhe një efektiv ushtarak prej 30 vetësh
- Në Fushë Bulqizë-Ostren, 1 mjet tip “fadromë”, janë angazhuar për pastrimin e borës për hapjen e rrugëve në këtë zonë
- Në zonën Fushë- Bulqizë- Vali-Kart, është angazhuar një mjet tip “Fadromë”, për pastrimin dhe hapjen e rrugëve nga bora
- Në zonën Ura e Drinit-Peshkopi, është angazhuar një mjet tip “Fadromë” për pastrimin e rrugëve 

Komanda e Task-Forcë, Qarku Kukës
-Në aeroportin e Kukësit, është e angazhuar dhe po punon për pastrimin pistës së aeroportit nga dëbora
-Në rrugën e “Kombit”, aksin rrugor Kalimash-Kukës-Tropojë, janë të angazhuara 5 mjete borëpastruese dhe dy mjete tip “Fadromë”, për pastrimin e dhe mbajtjen të kalueshme këtë arterie
-Në Komunën Topojan, Kukës, një mjet tip “IVECO”, ka bërë evakuimin e dy të sëmurëve dhe të sëmurët janë dërguar në Spitalin Rajonal, Kukës, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën
-Në fshatrat Topojan dhe Shën-Mëri, Kukës, janë të angazhuara 2 mjete të kalueshmërisë së lartë tip “IVECO”, të cilat kanë bërë transportin e medikamenteve shëndetësore në këto fshatra
-Në drejtim të nënstacionit të Kalimashit janë të angazhuara 16 efektiv të Forcave të Armatosura dhe një mjet tip “IVECO”, për të mbajtur në gatishmëri këtë nënstacion.
- Nga Baza Detare e Vlorës janë nisur për në drejtim të Kukësit, 2 mjete tip “Fadroma” të cilat do të angazhohen për pastrimin e rrugëve nga dëbora në Fushë-Arrëz dhe Kukës.
- Në Komunën Tropojë, janë të angazhuar, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë dhe në Margegaj,  dy mjete tip “Buldozier” për pastrimin e rrugëve të kësaj komune.
- Në Komunën Tropojë e Vjetër, një mjet tip “Hapës Pistash” ka vazhduar punën për pastrimin e rrugës në Margega
- Në komunën Dushaj, në aksin rrugor Fierzë-Traget, janë angazhuar një efektiv prej 10 vetësh dhe një mjet tip “Buldozier” për pastrimin e këtij aksi
- Në Qafën e Toblit, Has, me një mjet tip “IVECO” është bërë evakuimi i një të sëmuri dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, Kukës, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën
- Në fshatin Shën-Mëri, Kukës me një mjet tip IVECO” është bërë evakuimi i një të sëmuri dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, Kukës, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën
- Në fshatin Lusën, Kukës, një autoambulancë të ushtrisë, është bërë evakuimi i një gruaje shtatzënë dhe është dërguar në Martenitetin e Kukësit, dhe aktualisht gjendja shëndetësore është e mirë
-Në komunën Ujmisht, Kukës, një autoambulancë të ushtrisë, është bërë evakuimi i një të sëmuri dhe është dërguar në Spitalin Rajonal,Kukës, dhe aktualisht gjendja shëndetësore është e mirë
- Në fshatin Kalis, Kukës, një helikopter i Bazës Ajrore ka kryer një mision fluturimi duke transportuar ndihma ushqimore dhe në kthim ka transportuar një të sëmurë
- Nga Kukësi drejt fshatrave të rrethit të Tropojës (Gegaj, Curraj i Epërm) një helikopter i Bazës Ajrore ka kryer një mision fluturimi duke transportuar 600 kg ndihma ushqimore

Komanda e Task-Forcë, Qarku Shkodër:
Në Qytetin e Fushë-Arrëz, janë angazhuar një efektiv prej 10 vetësh dhe një mjet tip “Fadromë”për hapjen e rrugëve nga dëbora.

Komanda e Task-Forcë, Qarku Korçë:
Në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, janë angazhuar një efektiv prej 12 vetash të Komandës së Mbështetjes Rajonale Korçë dhe një borëpastruese.
 
Strukturat e Forcave të Armatosura për t’i ardhur në ndihmë në rast emergjence shëndetësore ka vënë në dispozicion të Task-Forcë, Kukës spitalin Ushtarak, Tiranë;
2 mjete tip “Autoambulanca” të kompletuara me medikamente dhe mjete mjekësore dhe një ekip shëndetësor prej 12 vetësh, nga të cilët 5 mjek dhe 7 infermierë. Mjekët janë të specialiteteve të ndryshme, si kirurgë troautolog, reanimator, mjek infenksionist dhe infermierët në specialitetin e traumës.

Brigada e Mbështetjes Rajonale
Janë vënë në dispozicion Task-Forcë Kukës: Një mjet tip “Autoambulanca” e kompletuar me dhe me medikamente dhe mjete mjekësore një infermier.
Forcat Tokësore
Janë vënë në dispozicion Task Forcë Kukës një mjet tip “Autoambulanca” e kompletuar me medikamente dhe mjete mjekësore dhe një infermier. Komanda e Mbështetjes Rajonale Kukës ka vënë në dispozicion një mjek dhe një infermier.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›