E Diel, 1 Nëntor 2026

Prapavijë politike - Protestuesit aktivë të 21janarit, prangosen për tritolvënien

17-02-2012 / Gazeta 55

Zbardhen përgjegjësit e hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës, më 30 dhjetor 2011

Pjesëtarë aktivë të protestave të dhunshme të 21 janarit 2011, në Tiranë, prangosen nga policia e Shkodrës dhe Lezhës, për vendososje tritoli të shtyllave të tensionit të lartë.
Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër e Lezhë, bënë të ditur dje, se pas një pune intensive hetimore të policisë së këtyre qarqeve, është bërë e mundur që të zbulohen dhe të arrestohen autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 30 dhjetor të vitit të kaluar, kur në fshatin Kallmet të Lezhës janë shkatërruar me eksploziv shtyllat e tensionit të lartë. Lajmi u bë i ditur dje përmes një konference shtypi të dhënë në mjediset e drejtorisë së policisë qarkut Shkodër, nga dy drejtuesit më të lartë të policive të qarqeve, Shkodër dhe Lezhë, Altin Çato dhe Muharrem Furriku.
Sipas tyre, autorët e arrestuar janë shtetasit, Besmir Lugina, 25 vjeç, Xhevahir Lugina, 23 vjeç, Aleksander Boka, banues në fshatin Balldre të rrethit Lezhë, Gazmir Dedaj, 22 vjeç, banues në fshatiin Torovicë të rrethit Lezhë, si dhe Mhill Thepi, 20 vjeç, banues në komunën Guri i Zi Shkodër, Ernest Preçi, 47 vjeç, banues në fshatin Juban të rrethit Shkodër. Gjatë veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 50 metër fitil zjarrpërcjellës, 190 kapsolla detonatorë, lëndë artizanale për eksploziv, një armë zjarri automatike, katër motoçikleta, një autoveturë, të cilat janë përdorur nga autorët për kryerjen e veprave penale.
Sipas zyrtarëve të policisë, nga hetimet e kryera rezulton se një pjesë e mirë e këtyre shtetasve kanë qenë pjesëtarë aktive në veprimet e dhunshme të kryera me datë 21 janar të vitit 2011 pranë Kryeministrisë.
Gjithashtu, gjatë konferencës për shtyp dhënë nga drejtuesit më të lartë të policive Shkodër dhe Lezhë, u bë ditur se si rezultat i kurorëzimit me sukses të operacionit “Grabitqari”, në pranga janë vënë edhe shtetasit e tjerë, Agron Thepi dhe Dede Thepi, përkatësisht 21 vjeç dhe 25 vjeç, banues në komunën Guri Zi  të rrethit Shkodër, Ndue Arra, 25 vjeç, banues në Balldre Lezhë, Nikolin Pjetri, 25 vjeç, banues në Laç-Vaun e Dejes,  Pjetër Huba, 25 vjeç, banues në komunën Vig-Mnelë, rrethi Shkodër dhe Gjin Marku, 24 vjeç, banues në Kryebushat të rrethit Shkodër. Pjesë e këtij grupi kriminal është edhe një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga hetimet e kryera rezulton se janë autorë të një sërë ngjarjesh kriminale, si vjedhjet e kryera në lokalin “Dea” në fshatin Spathar, banesën e shtetasit Salvaor Caca në fshatin Juban, vjedhjen me dhunë të një sasie lekësh të shtetases Pashkë Lazri, vjedhjen me dhunë të shtetasve Lazer Prendi dhe Prend Gjoni, si dhe një tjetër vjedhje në fshatin Rranxa Bushat.

Kompetencat Parlament-Presidencë, Kushtetuesja shtyn seancën

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën gjyqësore për ndarjen e kompetencave mes Kreut të shtetit Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në lidhje me emërimin e gjyqtarëve. Gjykata Kushtetuese pritej të shqyrtonte sot kërkesën e presidentit të Republikës ndaj Kuvendit, për kompetencat e të dy institucioneve, por seanca u shty pas kërkesës së Kuvendit i cili kërkoi më shumë kohë për t’u përgatitur për çështjen. Objekti i kërkesës së presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë zgjidhjen e kompetencave mes dy institucioneve më datën 29 shkurt.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›