58 policë marrin gradën e “Inspektorit”
Gjatë ceremonisë, ministri i Brendshëm Bujar Nishani shpërndahu çertifikatat për punonjësit e rinj të policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen në Partullën e Përgjithshme, strukturë kjo, e ngritur gati dy vjet më parë sipas modeleve bashkohore perendimore në funksion të strategjisë për policimin në komunitet.
Patrulla e Përgjithshme, operon në Tiranë, në kuadër të një projekti pilot të Policisë së Shtetit dhe ka shënuar rezultate të kënaqëshme në fushën e rendit publik duke rritur besimin e publikut ndaj Policisë së Shtetit. Grupi i djemëve dhe vajzave të reja të emëruar sot në Patrullën e Përgjithshme, përbën brezin e dytë të punonjësve të policisë që angazhohen në këtë strukturë dhe janë të mirëshkolluar dhe trajnuar, ndërsa kanë përfunduar edhe shërbimin e povës.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci, përfaqësues nga minsionet e huaja të asistencës së Policisë Shqiptare etj, të cilët përshëndetën efektivët e rinj të Policisë së Shtetit duke i uruar suksese në detyrë dhe misionin e tyre në shërbim të komunitetit.