E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruksion rrugës së korridorit të Jugut

04/09/2009  Nga ura e Goricës në fshatin Mbreshtan

BERAT- Në kuadër të programit për përmirësimin e rrugëve dytësore dhe rrugëve rurale ka nisur të bëhet rikonstruksioni i rrugës me investim të qeverisë shqiptare, nga ura e Goricës në qytetin e Beratit dhe deri në fshatin Mbreshtan. Punimet e këtij aksi rrugor kanë filluar që nga muaji qershor i këtij viti dhe afati i realizimit të punimeve është parashikuar të kryhet brenda 8 muajve. Gjatë fazës së punimeve në rrugën e re ku një segment i saj është dhe pjesë lidhëse me urën e re mbi Osum si vazhdim i korridorit të boshtit të jugut, është parashikuar zgjerimi i rrugës, asfaltim i saj, sistemim i trotuareve dhe sistemim i kanalizimeve të ujërave të larta. Aktualisht punimet po vazhdojnë të kryhen në pjesën e rrugës që është dhe vazhdim i korridorit të boshtit të jugut. Ky projekt me investim të fondit shqiptar të zhvillimit do të zgjidh përfundimisht problemet në infrastrukturë dhe të fshatrave që lidhen me qytetin e Beratit nëpërmjet kësaj rruge. Pikërisht nga ky aks rrugor do të përfitojnë për rritje të mirëqenies sociale dhe ekonomike fshatrat e komunës së Velabishtit dhe fshatrat e komunës Sinjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›