E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk po ndërtohen siç duhet, gurët janë pa nivel

04/09/2009  Banorët e lagjes muzeale “Goricë” të pakënaqur

BERAT- Me investime të bashkisë ka nisur shtrimi dhe kthimin në identitet i rrugicave të lagjes muzeale “Goricë”. Punëtorët e firmës që kanë marrë këtë projekt kanë nisur punimet para disa javësh duke bërë shtimin me materiale guri. Por problemi qëndron në faktin e cilësisë së punimeve. Deri tani nga punëtorët janë shtruar rreth 500 metër katror rrugë, ndërsa banorët shprehin pakënaqësi për cilësinë e punimeve. Sipas tyre, rruga ka qenë në gjendje shumë të keqe dhe shtrimin ata e kanë pritur mirë, por tashmë kur vërejnë vendosjen e gurëve gjatë shtrimit shohin defektet e saj. Sipas tyre, problemi qëndron në faktin se nuk ka nivelim të gurëve, të cilët të pengojnë gjatë ecjes, ndërsa bëjnë të ditur se reshjet e dimrit dhe kalimi i automjeteve kanë për të dëmtuar shpejt punimet në këto rrugica karakteristike. Sipas qytetarëve të lagjes “Goricë”, gjatë kësaj faze të punimeve bashkia duhet të jetë në suvejim dhe kontroll të cilësisë së punimeve, të cilat nëse nuk do të riparohen defektet rrugicat do të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›