59 turistë italianë udhëtim në gjithë Shqipërinë
Rreth 59 turistë italianë nga rajoni i Lacios kanë nisur udhëtimin në të gjithë Shqipërinë. Starti i vizitës së tyre ishte Berati ku u pritën nga kreu i Bashkisë, të cilin e vlerësuan si një qytet me vlera të mëdha historike.
BERAT- Udhëtimi i 19 ruletave me turistë italianë në Shqipëri tashmë ka nisur. Starti i këtij aktiviteti turistik u shënua me vizitën e turistëve nga rajoni i Lacios në qytetin e 1000 dritareve, Beratit. Rreth orës 11 të paradites së të mërkurës, 19 ruletat me rreth 59 turistë italianë mbërritën në sheshin kryesor të qytetit ku u pritën nga kreu i Bashkisë, Fadil Nosufi të cilit ju dhurua edhe një album të Romës.
Duke përfituar nga ky rast, përfaqësuesi i turistëve nga Lacio Xhuzepe Truni ka falenderuar të zotët e shtëpisë duke shpjeguar dhe arsyen pse u zgjodh Berati si pikënisje.
“Dua tju them shkurtimisht dy gjëra, ne zgjodhëm Beratin sepse është një qytet historik që ka mbetur i pandryshuar që nga koha e antikitetit. Ju falenderoj për mikpritjen që treguat ndaj nesh” u shpreh Truni.
Më tej grupi ka vizituar qytetin duke u njohur më nga afër me vlerat historike dhe monumentale të Beratit, si pjesë e trashëgimisë ndërkombëtare në listën e UNESCO-s.
(e.n/news24/BalkanWeb)