Berisha pret Thaçin, diskutohen zhvillimet politike
Kreu i qeverisë Sali berisha priti sot në një takim zyrtar kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, (PDSH), Menduh Thaçi. Në takimin e përbashkët u bisedua për zhvillimet politike dhe çështjet e shqiptarëve në Maqedoni.
TIRANE- Kryeministri Berisha është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaci. Kryetari i PDSH-së, ka uruar Kryeminstrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare, si një fitore e rëndësishme për Shqipërinë, pasi ruan vazhdimësinë e projekteve dhe punëve që qeveria shqiptare tashmë ka ndërmarrë.
Në këtë kontekst, u shpreh Kryeministri Berisha, katër vitet e ardhshme do të jenë një mundësi shumë e madhe për zhvillimin ekonomiko-social.
Sipas kryeministrit ky zhvillim do të përqëndrohet në disa drejtime, si zhvillimi i infrastrukturës, ku përfshihen tre akse të rëndësishme si: Rruga e Arbrit, Boshti i Jugut dhe aksi Fierzë-Koman.
Po ashtu, sipas shefit të qeverisë një prioritet të madh do të ketë edhe infrastruktura dixhitale si një komponent tepër i rëndësishëm i zhvillimit të vendit. Kryeministri Berisha dhe zoti Thaci shkëmbyen mendime edhe për situatën e përgjitheshme në rajon dhe Maqedoni.
(e.n/BalkanWeb)