Komisioni Rama, Paloka: Prokuroria s"po vepron
Deputeti Edi Paloka ka akuzuar Prokurorinë se nuk po vepron edhe pse raporti i komisionit ndaj Ramës ka kohë që ka mbërritur në organin e akuzës. Paloka shtoi se deputët e PD-së do ta ndjekin këtë cështje edhe në parlamentin e ri.
TIRANE- Një anëtar i Komisionit Parlamentar Hetimor për lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, deputeti Edi Paloka ka akuzuar Prokurorinë e Përgjithshme se nuk po vepron edhe pse raporti i komisionit ndaj Rames ka kohë që ka mbërritur në organin e akuzës.
“Në atë raport faktohet në mënyrë të qartë rasti më flagrant i mega korrupsionit që kryetari i bashkisë ka realizuar me fondet e qevrisë me paratë e qytetarëve shqiptarë. Modeli qevrisës i Ramës i denoncuar në raportin e komisionit hetimor parlamentar, i denoncuar gjithashtu sot nga inspektoriati i lartë i deklarimit të pasurive, vërtetohet se nuk është gjë tjetër vecse mënyra më flagrante dhe më e pacipë e vjedhjes së parave të qytetarëve të tiranës nga kryetari i bashkisë. E vetmja që vazhdon të jetë në gjumë pas gjithë këtyre denoncimeve është prokuroria e përgjithshme e cila po vërteton dhe njëhërë se vazhdon të mbetet një instrument politik i përdorur nga kreu i opozitës së majtë” theksoi Paloka.
Duke sulmuar sërish Edi Ramën si abuzes me lejet e ndërtimit, Paloka shtoi se deputët e PD-së do ta ndjekin këtë cështje edhe në parlamentin e ri.
“Ne garantojmë se paralamenti do të ndjekë me angazhimin më serioz këtë cështje dhe në asnjë mënyrë, deputetët e PD nuk do të lejojnë që xhepat e shqiptarëve të vazhdojnë të vidhen prej njerzve si Rama” u shpreh Paloka.
(e.n/BalkanWeb)