Lumi Ishëm i ndotur me kimikate, kërcënim serioz
Lumi Ishëm është kthyer në një kërcënim serioz për banorët e zonave ku ai kalon. Ndotja e lartë e ka kthyer në një burim bakteresh dhe infeksionesh që shpesh kanë krijuar probleme shëndetësore për banorët. Specialistët japin alarmin.
TIRANE- Shqipëria është ndër vendet me pasuri ujore me nivel të lartë në Europë, por teksa sheh papastërititë në Lumin Ishëm , imazhi i një vendi ku uji i pastër nuk mungon, duket se ka humbur. Lumi Ishëm është një ndër vendet që nuk mund të quhen më burim i ujit të kthjellët e të pasur me gjallesa. Sot ai është një rrjedhë e ndotur uji që përshkon Tiranën, Krujën Durrësin dhe Kurbinin pas asnjë mundësi konsumi për freski apo vaditje.
“Ne kemi konstatuar që në ujin e lumit mungojnë plotësisht gjallesat gjë që në një farë mase flet për shkallën e lartë të ndotjes e cila jo vetëm që ka ndikim në gjallesat e vetë lumit por edhe në shëndetin e njerzve të cilët e përdorin ujin qoftë për qëllimin e vaditjes apo për qëllime të tjera” shprehet kreu i Higjienës në Krujë, Durim Kulli.
Kulli shpjegon gjithashtu se analizat e ndotjes për ujin e lumit Ishëm janë dërguar rreth një vit më parë , por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje që të ndryshojë situatën e tij.
“Kemi dërguar mostra të këtij uji për të përcaktuar shkallën e ndotjes së këtij lumi por një gjë ë tillë akoma nuk është realizuar. ” shprehet Kulli.
Më tepër se një ujë që i shërben tokës dhe zonave ku ai kalon, ishmi sot është kthyer në një ndotës të rrezikshëm, i cili kërkon marrjen e masave të menjëhershme.
(e.n/news24/BalkanWeb)