Thashethemet, Buffon rreh Balotellin
ROME-E pabesueshme çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes pas suksesit të Spanjës në ndeshjen e djeshme kundër Italisë. Keshtu ka nisur nje lajm qe po qarkullon sa vjne e me dendur ne internet, ku thuhet se kapiteni i kombëtares italiane Gianluigi Buffon i ka shkarkuar të gjithë nervat dhe presionet e ndeshjes kundër Mario Balotelli. Ne disa tabloide sportive theksohet se ndërmjet tyre fillimisht janë shkëmbyer batuta fyese, dhe më pas kanë filluar të shtyhen dhe të përleshen fizikisht. 'Mario Balotelli është derguar urgjentisht në spitalin e Kievit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndezja e gjakrave ka filluar pasi Balotelli ka folur me ironi “ Juventusi ishte që na fundosi”. Kjo frazë e ka irrituar shumë Buffonin, i cili në nerva e sipër ka sulmuar fizikisht Marion. Çdo gjë është sqaruar më pas por, gjithsesi mbetet një fakt i shëmtuar për më tepër pas humbjes 4:0 kundër Spanjës, një finale e turpshme për Italinë në garat e Kampionati Evropian'.
Megjithate asnje nga futbollistet dhe ekipi nuk ka pohuar zyrtarisht kete gje. Per me teper thashethemet rrezohen sepse Balotelli eshte pare teksa ka dale nga stadiumi dhe eshte fotografuar. (Fotoja ku Balotelli del nga staiudmi i Kievit pas finales me Spanjen).
(d.b/BalkanWeb)