E Diel, 1 Nëntor 2026

6 maj 2008 - Drejt Europës me trashëgiminë tonë kulturore. Çelet në mjediset e Kuvendit ekspozita etnografike

  "Etnografia është një vlerë e jashtëzakonshme dhe unikale, që ne trashëgojmë nga civilizimi ynë, që ne i sjellim Europës, duke shkurtuar dhe rrugën  tonë drejt  anëtarësimit në BE.
Gjithmonë  kam besuar se dialogu ndërkulturor midis vendeve është një vlerë e shtuar që ne mund ti sjellim Europës.
Me këtë mesazh Kryetarja e Kuvendit  Jozefina Topalli, çeli sot ekspozitën etnografike  Drejt Europës me trashëgiminë tonë kulturore.
Ekspozita e hapur me kostume popullore nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, me stoli dhe takëme, u organizua nën kujdesin e veçantë të  Kryetares Jozefina Topalli, në bashkëpunim me Institutin e Antropoligjisë Kulturore  dhe Studimit të Arteve, si  dhe me Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të Javës Europiane   Gjatë përshëndetjes Kryetarja Topalli falenderoi  në mënyrë të veçantë Qendrën Albanologjike, për mundësitë që krijoi në hapjen e ekspozitës etnografike.
Unë mendoj se të shohësh kostumin e Lunxhërisë, të Zadrimës apo Labërisë, të ngjasojnë me modelet në pasaraela të ndryshme, për nga bukuria dhe tërheqja estetike që ato paraqesin.
Sigurisht që gjithmonë kam menduar se kultura është zemra e komunikimit dhe dialogut midis popujve e kombeve dhe kurrë nuk kam besuar se ka një kufi tek identiteti kulturor.
Trashëgimia  kulturore e traditës dhe e civilizimit shqiptar, sështë vetëm një çështje shqiptare, është një çështje europiane
Kryetarja e Kuvendit gjatë fjalës përshëndetëse përkujtoi dhe figurën e shquar të krijuesit të etnografis shqiptare, profesorit  Rrok Zojci.
Ai është njeriu që ka shëtitur fshat më fshat në Shqipëri, për të mbledhur dhe për të bërë të mundur, që ne sot në muzeumet tona, të kemi një pasuri kaq të jashtëzakonshme,- tha kryetarja Topalli.   Studiuesja Afërdita Onuzi etnografe tek Instituti të Antropoligjisë Kulturore  dhe Studimit të Arteve , bëri një shpjegim historik dhe kulturor identitetit të objekteve të paraqitura në ekspozitë.
Zonja Onuzi vlerësoi mbështetjen e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ndaj trashëgimisë kulturore dhe tha se simbolika e zgjedhur, për të filluar javën drejt Europës, është  shumë domethënëse.
Përzgjedhja e saj, që është trashëgimia kulturore, është më përfaqësuesja, më dinjitozja, që sjell dëshmitë më të pakontestueshme, lidhur me nivelin dhe identitetin kulturor të krahinave të ndryshme të Shqipërisë.
Jam e bindur se në këtë mënyrë, siç është filluar, me të vërtetë do të shkojmë të sigurt dhe me dinjitet me emrin tonë, me pasaportën tonë, në BE, krahas vendeve të tjera europiane.
Kjo ekspozitë ndonëse e vogël, e përzgjedhur me kujdes, me objektet më përfaqësuese nga fshati dhe qyteti, ka për qëllim të pasqyrojë nivelet e zhvillimit kulturor të krahinave shqiptare, aftësitë krijuese të mjeshtrave shqiptare dhe të tregoje faktin që vendi ynë  ka qenë i hapur ndaj kulturave, me të cilat ka patur kontakte përgjatë shekujve në zhvillimin historik. tha zonja Onuzi.   Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, studiues, gazetarë, dhe qytetarë të Tiranës.     Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›