E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michele Campanella, koncert në Teatrin e Operës

Aktiviteti Instrumentisti italian interpreton në pianoforte

Instrumentisti italian, Michelle Campanella, i njohur në disa skena të botës për interpretimin në pianoforte, do të mbajë në datën 25 mars, ora 19.00, një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Campanella, me mbi 40 vjet karrierë, ka interpretuar me orkestrat kryesore europiane dhe amerikane, si dhe ka bashkëpunuar me drejtorë si Claudio Abbado, Gianluigi Gelmetti, Eliahu Inbal, Charles Mackerras, Zubin Mehta, Riçardo Muti. është vazhdimisht i ftuar në vende si: Australia, Rusia, Britania e Madhe, Kina, Argjentina dhe ka qenë i ftuar në festivalet ndërkombëtare të Vjenës, Pragës, Berlinit. Pas viteve ’90 aktiviteti i tij u zhvillua kryesisht si drejtues dhe solist i orkestrave më të njohura italiane dhe me një repertor që përfshin emra të njohur të muzikës klasike si: Ravel, Faure, Poulenc, Franck, Weber, Liszt, përveçse Mozart dhe Beethoven. Përveç interpretimit artistik, Campanella i është kushtuar edhe mësimdhënies. Ai ka qenë drejtues i katedrës së pianofortes në akademinë Chigiana të Sienës. Sot përbën një nga emrat më të njohur në interpretimin e pianofortes.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›