"6 personazhe kërkojnë autor", të premten premiera

Një ditë përpara premierës "6 personazhe kërkojnë autor", duket se gjithcka është gati. Një vepër kjo që pasqyron fuqishëm natyrën tragjikomike, te ekzistencës sonë dhe dhimbjes së të ekzistuarit. Regjisori Mehmet Xhelili thotë se puna që bërë për këtë vepër ka qenë e madhe, ndërsa shpreson që shfaqja të flasë më shumë.
"Kjo punë është vërtetë një punë e jashtëzakonshme. Një angazhim shumë i madh energjish, pasionesh, kulturash. Shpresoj që fjalët më të mira, do ti thotë shfaqja vetë", tha Xhelili.
Një eksperiencë e re është vepra e Pirandelos për aktoren Eftiola Lacka, e cila vjen për herë të parë si protagoniste. "është roli im i parë në teatër që është rol protagonistë. Ngaqë është një vepër e vecantë, parapëlqej më tepër që roli të shihet, pastaj të flasim sepse është në imagjinatën time", tha Lacka.
Ndërsa një rikthim ka qenë ky për aktoren Marjeta Ljarja. "Kam munguar kohët e fundit, por kryesorja është nga besimi që pati regjisori në rolin që më dha. Roli i nënës flet ndoshta më pak nga të gjithë gjatë gjithë shfaqjes, por mban një peshë shumë të madhe dramatike, ashtu sic ndodh gjithmonë në jetë", u shpreh Ljarja.
"Gjashtë personashe kërkojnë autor" me skenografi të Genc Shkodranit, dhe kostumografi të Anila Zajmit, vjen për publikun shqiptar të premten në mbrëmje në Teatrin Kombëtar.
Vilma Masha < I mëparshmi