Webi nuk na bën budallenj

Prej ca kohësh mes të pasionuarve të internetit është zhvilluar një debat mbi të ashtuquajturin ‘budallallëk i Rrjetit’. Qysh më 2008 studiuesi Nicholas Carr kishte hedhur këtë provokim, duke pyetur në mos Google po na “bënte budallenj”.
E së voni ish guruja i Webit Jaron Lanier ka hapur një debat të gjerë me një libër ('You Are Not a Gadget: a Manifesto') në të cilin denoncon rrezikun se, përtej një pragu të caktuar, sasia e informatave digjitale mund të jetë në disavantazh me cilësinë e tyre.
Skeptikëve të rinj të Webit tash iu përgjigjet një raport i Pew Internet, qendër në ShBA që studion ndikimin e Rrjetit mbi shoqërinë, sipas të cilit, “interneti i bën personat më të aftë në shkrim, lexim dhe nxënie të dijes”.
Nga sot deri më 2020, vazhdon raporti, “cybernautët do të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhje më të mira në jetën e tyre, edhe falë mundësisë të kenë qasje në një vëllim të paparë informatash dhe duke mësuar të gjinden mirë në këtë masë”.