Koncert recital me Shujakun

Në kuadër të festivalit Dam, më 9 prill 2010, në orën 20:00, në Sallën e Kuqe do të ketë koncert recital me Agron Shujakun (piano).
Shujaku ishte pjesëmarrës në koncerte të organizuara në Prishtinë dhe në Prizren. Në kuadër të manifestimit “Takimet e shkollave të muzikës së ish-Jugosllavisë” është prezantuar në Slloveni (Vrhnika) dhe Serbi (Beograd).
Është mësimdhënës në drejtimin e pianos. Ka shumë aktivitete, si: 3 koncerte solistike, aktivitete të shumta koncertale me formacione kamertale si dhe në cilësi të korepetitimit (shoqëruesit në piano), pastaj pjesëmarrje në festivalet “Java e Bachut”, “Festivali i muzikës kamertale”, “Remusica”, “Tingujt e Flautit”, “Dam Festival”, ku u paraqit me artistët e shumtë kosovarë dhe të huaj.
Ka kompozuar edhe muzikë për film: “Mesazhi” (2009) dhe “Vula e fatit” (2004). Në vitin 2008 vijon studimet e magjistraturës në Universitetin “Sv.Kirij i Metodij” në Shkup, në klasën e prof. Todor Svetijev. Është pjesëmarrës i simpoziumit vjetor i “Golandsky Institute” më 2008, ku pati rast të studiojë me pedagogen e njohur Edna Golandsky, ku edhe njihet me teknikën Taubman.