E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet Vullnetarët e lirisë i Petro Markos

Sot, në pallatin e kulturës në Vlorë, do të mbahet simpoziumi: Evropa - Ndërmjet meje dhe teje, me pjesëmarrjen e ambasadorit të Spanjës në Shqipëri z. Manuel Montobbio, i cili do të referojë mbi Bashkimin për Mesdheun. Njëkohësisht në panel do të jenë të pranishëm: ministri i Shtetit, z. Genc Pollo, koordinatori Kombëtar i Bashkimit për Mesdheun në Ministrinë e Jashtme, z. Virgjil Muçi, dhe themeluesi i Forumit të Vlorës, z. Fate Velaj, në rolin e moderatorit. Pas fjalës së mbajtur, pjesëmarrësit në panel do të jenë të hapur për pyetje dhe komente. Njëkohësisht pas përfundimit të konferencës, në orën 13:00, do të bëhet prezantimi i dy publikimeve të realizuara me fonde të Agjencisë Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID): Arbëria-Sefarad: Në pasqyrën e tjetrit. Marrëdhëniet ndërmjet Skënderbeut dhe Kurorës së Aragonës dhe eksperiencat paralele të Sefardive dhe të Arbëreshëve. Me pjesëmarrjen e ambasadorit të Spanjës, z. Manuel Montobbio, dhe njërës prej autoreve të librit, profesoreshës së Fakultetit të Historisë në Universitetin e Tiranës, znj. Enja Hyskaj, dhe më pas prezantimi i librit Vullnetarët e lirisë Petro Marko, Hasta la Vista dhe Brigadistët shqiptarë në Luftën Civile Spanjolle.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›