E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 pikat e Ban Ki-Moon

Mediat kosovare kane mundur te zbulojne planin prej gjashte pikash te sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-Moon i cili tashme u eshte dorezuar vendeve anetare te KS-se ku dhe pritet te diskutohet.

Ban Ki-Moon thote se palet, Prishtina dhe Beogradi, kane pranuar rikonfigurimin e pranise nderkombetare, cka i mundeson BE-se te marre persiper nje rol te madh operativ ne Kosove, vecanerisht ne fusha si policia nderkombetare, drejtesia dhe doganat.

Megjithate dokumenti nenvizon se per disa ceshtje eshte arritur rezultat, por per te tjerat duhet vazhdimi i bisedimeve.

Plani gjashte pikesh nuk pranohet nga Prishtina me argumentin se mund te coje drejt ndarjes se Kosoves.

Autoritetet kosovare kundershtojne mbajtjen e policise, doganave dhe gjykatave ne zonat e banuara nga serbe ne menaxhimin e UNMIK-ut.

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic tha se jane perfshire te plota te gjitha kerkesat e Serbise.

Diskutimet kane nxjerre ne siperfaqe synimin e perbashket per zbatimin e sundimit te ligjit. Kjo do te siguronte me mire mbrojtjen e te gjitha komuniteteve.

Vemendje do t’i kushtohet mbikeqyrjes nderkombetare te kushteve te punes se oficereve serbe te policise se Kosoves.

Te gjitha detyrat policore ne Kosove do te monitorohen nga nderkombetaret. Vezhguesit nderkombetare do te vendosen ne te gjitha nenstacionet, rajonet dhe departamentet, ndersa raportimi i tyre perfundon tek kreu i UNMIK-ut.

Kosova do te vazhdoje te funksionoje si nje rajon i vetem doganor, shkruhet ne raport, do te aplikohen tarifat ne perputhje me raportin e doganave te vitit 2004/1 te UNMIK-ut.

Ne raport saktesohet se duhen negociata per te percaktuar modalitetin per riaktivizimin e pikave kufitare 1 dhe 31.

Eshte pranuar gjeresisht qe drejtesia te jete ne dispozicionin e te gjitheve, pavaresisht etnise, komuniteteve apo lokaliteteve.

Ne dokument permendet edhe ndertesa e gjykates ne veri te Mitrovices, prej kohesh me funksion te limituar nen kontrollin e UNMIK-ut.

Gjithashtu thuhet se gjykatesit dhe prokuroret lokale do te emerohen ne perputhshmeri me rezoluten 1244 te KS-se, te Kombeve te Bashkuara.

Nje komitet i bashkepunimit teknik do te themelohet nga kreu i UNMIK-ut per te adresuar ceshtjet dhe do te jete ai qe vazhdoje dialogun mes paleve.

Shume prej ceshtjeve ne menaxhimin e kufirit do te adresohen nga procesi i komitetit teknik per transport dhe infrastrukture.

Ne pajtueshmeri me reoluten 1244, KFOR-i vazhdon te permbush mandatin e sigurise neper te gjithe Kosoven, perfshire edhe respektimin e kufijeve ne bashkepunim me organizatat e tjera nderkombetare.

Ne piken e gjashte dhe te fundit te raportit flitet per vazhdimesine e mbrojtjes nderkombetare te Kishes Ortodokse Serbe.

Megjithate duke pasur parasysh rolin e statusit neutral te OKB-se ne Kosove, konsiderohet se per kete ceshtje, thote Ban Ki-Moon, dialogu eshte i nevojshem.

Do te bejne pjese Kisha Ortodokse Serbe dhe aktore te tjere nderkombetare.

Ai propozon gjithashtu heqjen e TVSH-se, takses se akcizes dhe obligimeve doganore, modaliteteve per rindertimin e vendeve fetare nga Kisha Ortodokse Serbe si dhe ceshtjen e kthimit te pasurive arkeologjike.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›