6 të vdekur pas fundosjes të një anije në Filipine
Një anije e udhëtarëve është fundosur sot në Filipine, me ç’rast kanë vdekur së paku gjashtë persona, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, ndërsa 22 të tjerë konsiderohen të zhdukur, njoftuan dje autoritetet në Filipine.
Ekipet shpëtimtare arritën të shpëtojnë së paku 60 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit dhe vazhduan kërkimin e personave të zhdukur.
Ky incident ndodhi vetëm dy ditë pas përplasjes me një anije të udhëtarëve dhe një anije për peshkim, me 24 persona të cilët ende konsiderohen të zhdukur, për të cilët besohet se kanë vdekur.
Admirali Vilfredo Tamayo citoi disa të mbijetuar, të cilët kanë theksuar se aksidenti i sotëm ka ndodhur, pasi që uji ka filluar të depërtojë në anije. Anija është fundosur afër ishullit Verde, në provincën Batangas, në jug të Manilës.
Tamayo shtoi se në mesin e gjashtë kufomave të gjetura ishin edhe trupat e pajetë të tre fëmijëve.
Megjithatë, kishte të dhëna kundërthënëse për numrin e personave të zhdukur. Kryqi i Kuq i Filipineve theksoi se 34 persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa roja detare theksoi se numri i tyre arrin në 22.