E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad përqesh europianët

Homoseksualët, demokratët, dollarin amerikan-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, përqesh pothuajse të gjithë përreth tij. Gjatë fundjavës, radha i erdhi politikanëve europianë.

“Ata nuk dinë asgjë për politikë, e as për histori. Secili prej tyre është më i padijshëm se tjetri”, citoi Ahmadinejadin agjencia e lajmeve Fars.

“Politikanët europianë mendojnë se me ndalimin e minareve mund të frenojnë besimin tonë. Ata nuk kuptojnë se nuk janë minaret ato, të cilat i bëjnë njerëzit fetar, por është besimi i njerëzve ai që mundëson ngritjen e minareve”, tha Ahmadinejad, duke ju referuar vendimit të votuesve në Zvicër për të ndaluar ndërtimin e minareve në këtë vend.

Presidenti i Iranit njihet tashmë për sulmet e tij verbale. Në nëntor të vitit 2007, ai theksoi se ekonomia e SHBA-së gjendet para shembjes. Ai ka vënë në pyetje edhe Holokaustin kundër hebrenjve, të kryer nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›