Kërcënohet Netanyahu
Kryeministri i Izraelit është kërcënuar sot se Izraeli do të reagojë fuqishëm ndaj çfarëdo sulmeve të mundshme dhe uroi ushtarët izraelitë për vrasjen e tre militantëve palestinezë, të cilët konsideroheshin përgjegjës për vrasjen e kolonëve hebrenj.
Kryeministri Benjamin Netanyahu i tha ministrave të kabinetit të tij se një prej militantëve të vrarë ishte liruar më herët nga një burg izraelit, duke nënvizuar kështu rreziqet e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve, të cilën Izraeli është duke e negociuar me militantët palestinezë në Gazë, në përpjekje për të liruar një ushtar izraelit, i cili po mbahet nën dhunën e tyre.
“Ne dëshirojmë të lirojmë të burgosurit, por njëkohësisht dëshirojmë të minimizojmë rrezikun për qytetarët tanë”, theksoi Netayahu.
Ai më pas njoftoi kabinetin se nesër do të shkojë në Egjipt, për t’u takuar me presidentin e këtij vendi, Hosni Mubarakun.
Të shtunën në mëngjes, forcat izraelite ndërmorën një aksion në veri të Bregut Perëndimor, duke vrarë me këtë rast tre palestinezë, të akuzuar për vrasjen e një koloni hebre.