E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa viziton një kuzhinë në Romë

Papa Benedicti XVI përshëndeti sot fëmijë dhe besimtarë tjerë, të tubuar para një kuzhine në Romë, përkundër brengave të shtuara për sigurinë e tij, pasi që ai u rrëzua në dysheme nga një femër, gjatë meshës në mbrëmjen e Krishtlindjeve.

I shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të sigurisë, Papa vizitoi një kuzhinë, për të ngrënë drekë me të varfrit. Ishte kjo paraqitja e tij e parë jashtë Vatikanit, pas sulmit që ndodhi të enjten në mbrëmje.

Papa ju buzëqeshi fëmijëve dhe shtrëngoi duart e disa prej tyre, në momentin kur hyri në kuzhinën, të operuar nga komuniteti Shën Egidio, një grup i krishterë me seli në Romë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Papa mbajti lutjen tradicionale të Angelusit, nga ballkoni i tij mbi sheshin e Shën Petrit.

Të enjten, një femër, e cila nga zyrtarët e Vatikanit u cilësua si jo-stabile, kërceu barrikadën në Katedralen e Shën Petrit dhe tërhoqi Papën, duke e rrëzuar në dysheme, pasi që u kap nga pjesëtarët e sigurisë.

Femra e përfshirë në këtë sulm nga Vatikani u identifikua si Susanna Maiolo 25 vjet, një shtetase e Zvicrës, me një rekord të problemeve mendore. Ajo po mbahet në një klinikë për tretman të mëtutjeshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›