E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër: Aksidentohet kryetari i Bashkisë së Memaliaj, Pëllumb Bodeci

21/07/2009  Pak kilometër larg qytetit

GJIROKASTËR - Kryetari i Bashkisë së Memaliaj, Pëllumb Bodeci, teksa po udhëtonte me automjetin e tij në drejtim të qytetit të gurtë, është aksidentuar tre kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në afërsi të pikës turistike të Viroit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastrës, pohuan se, rreth orës 18.00, automjeti tip “Benz” me targa të huaja, ka humbur kontrollin të mënyrë të papritur, duke u përplasur me murin rrethues në liqenin të Viroit.

Patrullat policore që ndodheshin rreth dy kilometra larg vendngjarjes kanë vepruar menjëherë dhe e kanë dërguar të aksidentuarit në urgjencën e spitalit civil rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mësohet se specialistët e Inspektoratit të Qarkullimit Rrugorë, të cilët aktualisht ndodhen në vendngjarje kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›