E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Albania sjell DJ Tiesto

21/07/2009  Më 6 gusht

Për herë të parë për publikun shqiptar, në plazhin e Dhërmiut, Vodafone Albania do të sjellë Dee-Jay-in holandez me famë botërore, Tiesto. Ai do të performojë në datën 6 gusht, pas një turneu të gjatë në brigjet e Mesdheut. Përveç mbështetjes për zhvillimin e një aktiviteti kaq madhor, kompania Vodafone Albania ka menduar për klientët e saj, duke dhuruar një numër prej 280 biletash. Prej datës 20 deri më 30 korrik përmes pjesëmarrjes në disa emisione radiofonike 110 të rinj që festojnë ditëlindjen më 6 gusht kanë mundësinë të gëzohen me nga dy bileta që do t’iu japin mundësinë të ndjekin DJ Tiesto live. Gjithashtu rreth 60 bileta do t’iu dhurohen të rinjve që do të marrin pjesë në lojërat që do të organizohen nga skuadra Vodafone në plazhin e Dhërmiut. I konsideruar si “DJ më i mirë në botë” për 3 vjet resht nga Dee-Jay Magazine, Tiesto ka mjaft arritje në karrierën e tij. Ndërkaq, për të gjithë të tjerët, blerja e biletave mund të bëhet pranë Vilës Vodafone tek “Ish Blloku”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›