E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhepi: Gjendja në Mitrovicë është përmirësuar

exhepi vlerësoi se situata e sigurisë në Mitrovicë është e qetë dhe kjo gjendje është përmirësuar dukshëm javët e fundit, me ç’rast nuk janë shënuar incidente, të cilat do të ndikonin në destabilizimin dhe tensionimin e gjendjes.  Ai theksoi se kjo gjendje është rezultat i sjelljes së qytetëruar të qytetarëve në radhë të parë si dhe angazhimit dhe punës efikase të strukturave të sigurisë, si Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it.

Po ashtu, Rexhepi potencoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërmjet pushtetit lokal dhe strukturave të sigurisë, që ka rezultuar me sukses sa i përket menaxhimit të situatës.  Në anën tjetër, gjen. Ribayrol u interesua edhe për ecurinë e procesit të rindërtimit në Kroin e Vitakut në veri të qytetit. Në lidhje me këtë, Rexhepi njoftoi se punët janë duke ecur mirë dhe pa asnjë problem.

Ai tha se ky është një proces tërësisht humanitar dhe ai duhet të kuptohet si tillë nga të gjithë dhe nuk duhet lejuar të politizohet prej askujt. “Ne si pushtet lokal jemi të vendosur që të punojmë në krijimin e kushteve për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike”, tha Rexhepi.

Në këtë drejtim ai ka përmendur se përveç rindërtimit në Kroin e Vitakut, ku edhe pjesëtarët e komunitetit serbë kanë filluar të përgatisin terrenin për të filluar me punë, komuna në bashkëpunim me qeverinë qendrore është duke punuar në krijimin e kushteve për kthim të të gjithë të zhvendosurve në veri dhe në jug të qytetit.  Kryetari Rexhepi ka cekur në këtë kontekst përgatitjet për fillimin e fazës së dytë të rregullimit të Lagjes së Romëve në jug të qytetit, në mënyrë që të mundësohet mbyllja e kampeve rome në veri dhe sistemin e banorëve që jetojnë aty.

Ai e ka njoftuar gjen. Ribayrol, edhe me angazhimin e të gjitha strukturave për plotësimin e nevojave të pjesëtarëve të komunitetit serb të fshatit Frashër, për t’u kthyer në pronat e veta. Rexhepi potencoi se komuna ka mundësuar transportin humanitar për banorët e këtij fshati, që janë duke jetuar në veri. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›