E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi shtyn pushimin e Zapateros

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 14:00

Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Zapatero, është detyruar të shtyjë pushimet, për shkak se investitorët po largohen nga vendi i tij, për shkak të problemit me borxhin.

“Kryeministri ka shtyrë pushimet. Ai është i përqendruar tek situata ndërkombëtare ekonomike”, tha zëdhënësi i tij.

Tashmë pas Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës, që kanë marrë ndihma financiare për shlyerjen e borxheve, një gjë e tillë mund të ndodh dhe për vendet si Spanja, Italia apo ndonjë tjetër.

Zapatero pak ditë më parë njoftojë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor.

Sondazhet tregojnë se partia opozitare (Partia Popullore) do t’i fitojë lehtësisht këto zgjedhje, por Zapatero, që është në pushtet që prej vitit 2004, shpreson që së paku t’i heqë shumicën Partisë Popullore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›