E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marton vajzën 5 vjeçare, arrestohet babai

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 15:00

Akram, babai i një vajze 5vjeçare, kishte vendosur të martohej pas vdekjes së gruas së parë dhe nuk nguroi t’i jepte për grua vajzën e tij të vogël, vëllait 25 vjeçar të gruas së dytë. Kjo ngjarje ka ndodhur në një fshat të Pakistanit, të quajtur Punjab, shkruan e gazeta e përditshme pakistaneze Express Tribune.

Gazeta shkruan se polica ka ndërhyrë për të arrestuar babanë e Sana Shehzadi vetëm 5 vjeçare, kur po zhvillohej edhe ceremonia e martesës.

Bashkë me të atin janë arrestuar edhe disa pjesëtarë të tjerë në dasmë, ndërsa dhëndri ka arritur të arratiset.

Rana Hameed, njëra prej të ftuarave në dasmë, tregon se Akram ka mbetur i ve 3 vjet më parë dhe ka kërkuar të martohet me 21vjeçaren, Humera, motrën e Irfanit 25 vjeç, duke pranuar kushtin që t’i jepte vajzën e tij për grua. Siç tregoi ajo, “vajza e vogël nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte”.

Gazeta shkruan se këto lloj martesash me shkëmbim (watta satta) janë ende të përhapura në fshatrat e largët të Pakistanit, edhe pse autoritetet përpiqen t’i ndalojnë me çdo kusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›