E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tupurkovski: Isha për marrëveshje me shqiptarët

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 14:00

Profesori universitar dhe ish-lideri i partisë Alternativa Demokratik (AD), Vasil Tupurkovski, ka deklaruar se si kishte propozuar marrëveshjen historike mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni që në vitin 1993.

"Mbetet një handikap historik se ne maqedonasit mund të japim doza se sa të drejta dhe çfarë arsimimi mund të kenë shqiptarët në Maqedoni. Andaj unë kisha propozuar marrëveshjen historike me shqiptarët dhe atë tetë vite para konfliktit të armatosur", ka theksuar Tupurkovski.

Ai ka nënvizuar se nuk mund të kërkohen të drejta dhe mbrojtja e pakicës maqedonase në fqinjësi, pa plotësuar të drejtat e shqiptarëve.

Tupurkovski është i njohur si doktori i parë më i ri i shkencave juridike në ish-Jugosllavi si dhe një lider i të rinjve në ish-Jugosllavi, i cili në vitin 1998 formoi partinë Alternativa Demokratike , e cila fitoi 150 mijë vota në zgjedhjet e po atij viti dhe u bë pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE-në e kryeministri Lubco Georgievski dhe PDSH-së së Arbër Xhaferit.

Mirëpo, partia e tij pas dy vitesh u largua nga qeverisja, duke zhdukur pas konfliktit të vitit 2001 nga skena politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›