George Seldes: Një libër i hedhur përtokë

Menjëherë pas vitit 1991 Shqipërisë, vendit më të varfër të botës, që po dilte nga diktatura e egër komuniste dhe po ndërronte drejtimin politik, filluan t'i vijnë ndihma jo vetëm në ushqime dhe në artikuj të tjerë, por nga Amerika e largët drejt Shqipërisë u nis një vapor me 300.000 libra dhuratë nga N.E.A.R.O. (Organizatë Ndihme e Amerikës Veri Lindore) Drejtimi ishte për në qytetin e Korçës pasi ata, që e dërgonin dhuratën, qenë dy gazetarë të cilët ishin me origjinë nga ky qytet.
Mirëpo ndodhi diçka: Korça nuk i pranoi këto libra me
justifikimin se nuk kishin ku t'i vendosnin. Mbaj mend një shkrim të botuar tek gazeta "Drita" shkruar prej Arben Kallamatës që kish të bënte po me këtë ndodhi. Si përfundim librat e dërguar nga Sh.B.A-ja u pranuan nga qyteti i Pogradecit. Filloi sistemimi i këtyre librave tek ish-Shtëpia e Pionierit. Po nga Amerika pat mbërritur edhe një zonjë me emrin Meri e përkushtuar ndaj librave, e cila me duart e saj e vendoste çdo libër në vendin e duhur, ndërkohë qenë ndërtuar edhe raftet, ajo e regjistronte librin dhe kryente ato veprime që bën një bibliotekare e vërtetë.
Një ditë vajta dhe e takova atë zonjë teksa punonte me vendosmëri duke nxjerrë librat nga arkat e kutitë e duke i vendosur atje ku duhej. I kërkova zonjës që të më lejonte të shihja ndonjë fjalor anglisht-anglisht apo ndonjë enciklopedi amerikane, e ndonëse me zonjën në fjalë bisedova anglisht, ajo u tregua shumë e rreptë duke thënë se nuk mund të lejonte që librat e kësaj biblioteke të përdoreshin pa u sistemuar ashtu siç e kërkonte rregulli për një bibliotekë serioze. Dhe mendoni ishin rreth treqind mijë libra, duhej një kohë e gjatë. Nuk e mbaj mend sa kohë kaloi por hymë në vitin e mbrapshtë 1997, pastaj erdhi nata midis dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë marsit. Në Pogradec, sikurse në shumë qytete të tjerë të Shqipërisë, atë natë e në ditët e mëpastajme ndodhën djegie, shkrumbime, shpërthime, shkatërrime. Tmerr i parrëfyer.
Ne pothuaj u mbyllëm nëpër shtëpia. Merrnim vesh lajme se u dogj Gjykata, Prokuroria, Hetuesia, Shtëpia e Kulturës, Hoteli "Guri i Kuq", u shkallmuan vilat e
Udhëheqjes buzë liqenit e plot të tjera. Më treguan se u plaçkit edhe Shtëpia e Pionierit e bashkë me të edhe librat e ardhur nga Amerika. E tmerruar nga çka po ndodhte në qytetin tim, që tanimë mbante vulën e turpit, mezi guxova pas disa ditëve të shkoj për të parë çfarë kish ngjarë tek ish-Shtëpia e Pionierit. kur mbërrita atje që në hyrje pashë libra të hedhur, të shpërndarë në rrëmujë, shkallët ishin të mbushura plot me libra të shqyer, të grisur, të hedhur pa kujdes.
Kurrë më parë në jetën time nuk pata ndier ndonjë tronditje të atillë teksa shkelja përmbi libra, përmbi mrekullinë e asaj që kishin brenda ato libra. U futa tek nevojtoret, atje ndodheshin togje të tjerë librash të hedhur me mllef midis pisllëkut e ujit të lëshuar nga çezmat. Shekull pas shekulli ne nuk harrojmë asnjëherë pa përmendur djegien e Bibliotekës së Aleksandrisë. Vallë a do të kish pasur ajo bibliotekë treqindmijë papiruse? Vallë edhe për sa kohë do ta përmendnim shkatërrimin e kësaj biblioteke? Dola nga ndërtesa e kësaj biblioteke të rrënuar, të dhunuar barbarisht duke lexuar titujt e librave e ndonëse shumë e tronditur mundohesha të lexoja emrat e autoreve të tyre.
Kur dola në rrugë më kapi syri njerëz që mbanin nën sqetull libra astronomie, kimie e kushedi çfarë tjetër. Përse u duheshin kur ato libra që në anglisht? Befas diku përtokë, rrëzë një gëmushe, syri më kapi një goxha libër shumë të trashë e mbi ballinën e tij ishte vendosur fotografia e një burrit të moshuar. U ula dhe e ngrita nga toka. Lexova titullin "Dëshmitar i një shekulli". Në çast mendova se do të qe ndonjë libër a roman, që kish të bënte me çështje të rëndomta gjyqësore.
Kur u ktheva në shtëpi u futa tek aneksi, (një vend ku mendoja se nuk më zinin plumbat që shpërthenin përjashta). Kaluan disa ditë e fillova ta shfletoj librin "Dëshmitar i një shekulli", pastaj fillova ta lexoj, tërë kohës bëja: "Uah!" Duke lexuar atë libër harrova luftën e çmendur e donkishoteske, që po bëhej aty pranë, në qytetin tim dhe anë e kënd Shqipërisë sepse aty, tok me mua bisedonte autori i librit George Seldes, ai më rrëfente për Maksim Gorkin, i cili ndodhej në Amerikë (pas Revolucionit të 1905-ës) bashkë me dashnoren i ftuar prej Mark Tuejnit. Aty ishte Sara Bernardt, që kishte mahnitur publikun amerikan me shfaqjet e saj, ndodhej Isadora Dunkan që pasi qe ndarë me Eseninin, i tregon autorit përvojat e saj dashurore dhe kuptimin e dashurisë.
Më tej, ndesha Anjshtajnin dhe Frojdin që me autorin flasin me telefon apo i dërgojnë atij letra. Lexova për të vërteta historike, të cilat nuk i pata hasur në asnjë libër tjetër: intervista e Hinderbergut që po të ishte botuar asokohe nuk do të ndodhte Lufta e Dytë Botërore dhe Hitleri nuk do të ish ngjitur në pushtet. Ndodhesha në Pogradec. Përjashtë apartamentit tim pëlcisnin bombat, kërcisnin pushkët, vërshëllenin plumbat, por unë lexoja për maskarallaqet e Musolinit dhe D'Anuncios, për Luftën e Spanjës, vullnetarët e saj nga e gjithë bota, për Heminguejin, Pikason, Teodor Drajzerin në bisedë me Kerenskin. Lenini dhe Trocki tashmë jo thjesht si politikanë pompozë, por edhe si njerëz prej mishi dhe prej gjaku. Ushtarët gjermanë dhe francezë përqafohen aty në llogore në orën 11, të datës 11, në muajit 11, të vitit 1918.
Lexoja për jetën plot aventura të Xhon Ridit, shok i kolegjit të autorit, i cili ka shkruar librin aq të njohur tek ne "Dhjetë ditë që tronditën botën". Pas Luftës së Dytë Botërore autori ndërmerr një udhëtim në Europë dhe prapa Perdes së Hekurt ai interviston Matias Rakoshin dhe Mareshallin Tito. Ndërsa në Spanjë në vitet '70-të interviston Dolores Ibarurin. Na jepet një përshkrim i plotë i Sinkler Ljuisit, shkrimtarit amerikan, miku më i ngushtë i autorit, i pari shkrimtar amerikan që merr Çmimin Nobel. Çarli Çaplini kërkon që t'i thotë në gjermanisht bukuroshes Pola Negri: "Ju jini gruaja më e bukur që më kanë zënë sytë!" dhe në vend të kësaj nxjerr nga goja fjalët: "Ju jini femra më e neveritshme që kam parë ndonjëherë!"
Besoja gjithçka të shkruar në këtë libër sepse autori përshkruan vetëm ato ngjarje në të cilat ka qenë vetë i pranishëm me një fjalë një libër i mbushur me të vërteta, një libër i mbushur me shumë dashuri për njerëzit rreth e rrotull botës. Sidoqoftë nuk më del nga mendja se ai ishte një libër i hedhur përtokë. Pas kaq e kaq viteve vendosa t'i jap jetë dhe ta sjell të përkthyer në gjuhën shqipe, ndonëse ende nuk e di se cila shtëpi botuese do të gjejë mirëkuptimin për ta nxjerrë atë në dritë.
(Milosao)