Matt Damon sfidon Al Qaeda-n

'Green Zone', zona e verdhë e titullit, është hapësira e gjerë në qendrën e Bagdadit ku gjenden pallatet e Saddam Hussein-it dhe qeverisë së tij, e zgjedhur nga amerikanët më 2003 në Qartier Generale të tyre dhe rasort të pushimeve, aperitivëve, banjave në pishinë, muhabeteve: një terren i blinduar për t’u mbrojtur nga lufta. 'Green Zone' të Paul Greengrass i është dashur të presë rreth tri vite para se të distribuohet dhe shikohet. Kuptohet pse: është filmi më eksplicit dhe më i rëndë që denoncon si një pretekst inekzistent praninë në Irak të armëve të shkatërrimit në masë (kurrë të para, kurrë të gjetura), në akuzimin e Shteteve të Bashkuara se e kanë mashtruar botën.
Ky film (i nxjerrë nga libri i Rajiv Chandrasekaran 'Imperial Life in the Emerald City: Inside Iraq's Green Zone') nuk është i pari që e thotë: por e thotë në mënyrë efikase dhe të hapur, me synimin dinamik të tregimit të luftës (eksplodime, masakra, përndjekje, bomba, zjarre natën, të shtëna të pandërprera) dhe me gravitetin e imputimit politiko-ushtarak, pa e harruar kontributin e patriotëve civilë irakianë. Oficeri i ri Matt Damon dhe njësiti i tij prej specialistësh ngarkohen më 2003 për kërkimin e armëve të shkatërrimit në masë. Marrin indikacione të sakta, por nuk gjejnë kurrë asnjë, sado që rrezikojnë, e protestat e frustrimit të tyre lihen në heshtje. Megjithatë, oficeri hulumton derisa e zbulon më të keqen: gënjeshtra, marrëveshje mes amerikanëve dhe hierarkive të Saddam Hussein-it, spiunë nën kuvertë, komplote, pakujdesi ndaj jetës së ushtarëve amerikanë.
Stili i lartë dhe i trazuar sigurisht t’u kujton filmat tjerë të Greengrass me Matt Damon ('The Bourne Ultimatum', 'The Bourne Supremacy') e natyrisht 'Green Zone' shumë mirë do të mund të ishte një dredhi, një bashkëlidhje të njërit nga filmat e zakonshëm aksion në një kontekst fisnikërues politik ndërkombëtar: por guximi i filmit, bukur bindës, është krejtësisht i ri.
Green Zone
Regjia: Paul Greengrass;
me: Matt Damon, Greg Kinnear, Khalid Abdalla