60 përqind e shtetasve pa pasaportë nuk janë të pajisur me karta identiteti, rrezikohen zgjedhjet

Vazhdon konflikti midis PS dhe Ministrisë së Brendshme vazhdon gangrena e letërnjoftimeve
Partia Socialiste konfirmon se rreth 60 përqind e shtetasve pa pasaportë nuk janë të pajisur me Karta Identiteti. Shumë qarqe në Shqipëri nuk kanë pajisur shtetasit në fjalë duke rrezikuar seriozisht zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Edhe ditën e djeshme korespondenca midis Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme vazhdoi me tone të ashpra, ku socialistët kërcënojnë se nëse nuk merren masatv nga qeveria për të siguruar mundësinë e votimit për shtetasit pa pasaportë, zgjedhjet do të rrezikohen. Në kuadër të letrave reciproke, PS vazhdon ende ti dërgojë njëra pas tjetrës letra Ministrisë së Brendshme, si edhe përfaqësisë së OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, nëpërmjet të cilave ajo paraqet ankesat për mos dërgimin e informacioneve nga ana e qeverisë në drejtim të komisionit parlamentar Ad-Hoc dhe PS-së për procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Sekretari ekzekutiv për Çështjet Zgjedhore në PS-së, Kastriot Islami, i ka dërguar një tjetër letër ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, ku i shkruan se në përgjigjet e dërguara nga ky dikaster më datë 27 maj 2009, ka pasaktësi dhe se MB-ja nuk ka dërguar informacion të plotë në drejtim të Komisionit Ad- Hoc dhe PS ka prova për ta vërtetuar këtë fakt. Letra i është dërguar për dijeni edhe ambasadorit të OSBE-së Robert Bosch, dhe Ambasadores të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri, Audrey Glover. Sipas Islamit, nuk është e vërtetë që Ministria e Brendshme të ketë nisur në drejtim të Komisionit Ad - Hoc kuvendor apo të PSSH informacione për të gjithë datat 1 shkurt, 20 mars, 1 prill, 7 prill, 15 prill, 30 prill, 5 maj etj., që MB-ja përmend në letrën e firmosur nga Z. Poni. Islami vëren se MB nuk ka dërguar informacion as për datën e hapjes së stacionit të aplikimit gjë që është kërkuar që ditën e parë që është zhvilluar mbledhja e Komisionit ad-hoc të Kuvendit e vazhdimisht. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga zyra e protokollit të Kuvendit. Për më tepër që përgjigjet në reagim të kërkesave të komisionit parlamentar ad-hoc, në shumicën e rasteve, kanë që në tepër të vonuara, me të dhëna kontradiktore dhe në mjaft raste me të dhëna të pasakta. Vërejmë se më së fundi, vetëm dy javë para përfundimit të procesit të aplikimit të votuesve pa pasaportë, ju deklaroni se ka përfunduar shtrirja e rrjetit të posteve të aplikimit në të gjithë vendin. Por për të që në të saktë, nga informacioni i dërguar nga MB në datën 27 maj 2009 rezulton se në 10 raste numri total i rekordeve të aplikimeve të hedhura në sistem është më i vogël se 10 aplikime, citon në këtë letër, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami. Më tej, Islami sqaron se përgjigjet MB-së në reagim të kërkesave të PS-së në kuadër të komisioni ad-hoc parlamentar, në shumicën e rasteve, kanë që në tepër të vonuara, me të dhëna kontradiktore dhe në mjaft raste me të dhëna të pasakta. Sikundër parashtrohet edhe fakti se nga analiza e informacionit të datës 27 maj 2009 rezulton se situata e aplikimeve, ndryshe nga deklaratat e MB, paraqitet tepër problematike dhe shqetësuese në disa qarqe. Sipas PS-së, bëhet fjalë për qarkun e Kukësit ku ka mbetur pa aplikuar rreth 70 % e votuesve pa pasaportë; Dibër ku mbetet pa aplikuar rreth 60 % e votuesve pa pasaportë; Shkodër ku mbetet pa aplikuar rreth 59 % e votuesve pa pasaportë dhe Lezhë ku mbetet pa aplikuar rreth 54 % e votuesve pa pasaportë. Duke iu referuar shifrave të dhëna nga Ministria e Brendshme në lidhje me numrin mesatar të aplikimeve në ditë Islami thotë se kur kanë mbetur 17 ditë pune deri më 12 qershor 2009, çdo stacion aplikimi mund të realizojë praktikisht gjatë kësaj periudhe jo më shumë se 400 (17*22=374) aplikime të votuesve pa pasaportë. Rrezikojnë të mbeten pa aplikuar votues pa pasaportë në qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë. Pra situata paraqitet problematike në gjithsej 234 Zyra të Gjendjes Civile nga 447 Zyra të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, vijon letra e Islamit. Ai thotë se është i papranueshëm përfundimi që MB ka faktuar në letrën e dërguar më 27 maj 2009 ku shkruhet se një numër i konsiderueshëm i atyre që rezulton të mos kenë një pasaportë udhëtimi të jenë jashtë Shqipërisë si pasoja e emigracionit të jashtëligjshëm. MB duke iu referuar kësaj çështje thotë se shifrat luhatet nga 160 000 deri në 260 000. Sipas PS, Ministria e Brendshme ka plotësuar vetëm një kërkesë, për më tepër edhe atë jo saktësisht nga tre kërkesat që ka bërë ajo. PS thekson se mes listës së votuesve pa pasaportë që kanë mbetur ende pa aplikuar dhe listës prej 729 710 votues pa pasaportë rezultojnë diferenca të pashpjegueshme, dhe hedh dyshime se kjo listë është pakësuar. Si fundmi, Islami i kërkon edhe një herë MB-së, kopje të listës së 979 763 shtetasve që kanë aplikuar për letërnjoftimi deri më datë 25 maj dhe këto lista të vihen në dispozicion të PS dhe pas datës 31 maj. Sekretari ekzekutiv për çështjet zgjedhore e mbyll letrën e tij duke u shprehur se kërkesat e PS-së, janë në funksion të rritjes së transparencës së procesit zgjedhor.
******************************************************************************
Kartat, reagon Nishani: Brenda 2 javëve do të pajisen 400 000 shtetas
Menjëherë pasi Partia Socialiste me anë të letrave në rrugë zyrtare i kërkon Ministrisë së Brendshme për të mësuar mbi ecurinë e procesit të pajisjes së kartave, kreu i këtij dikasteri, Bujar Nishani reagojnë publikisht duke bërë publike vijueshmërinë e procesit të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Dëshiroj të informoj opinionin publik se deri ditën e djeshme datë 28 maj kanë aplikuar 1 132 806 shtetas për letërnjoftimet elektronike dhe janë prodhuar 990 962 të tilla. Nga aplikimet e bëra kemi hedhur në sistemin e kontrollit 1 013 359 aplikime, nga të cilat rezulton se 420 000 janë pa pasaportë, numër i cili po ti referohemi totalit të aplikimeve të deritanishme e kalon shifrën 450 000 u shpreh Nishani. Më tej, Nishani vijoji duke u shprehur se Qeveria Shqiptare dhe kompania ALEAT arritën një marrëveshje që, që nga dita e nesërme të lejohen për aplikim vetëm shtetasit që nuk kanë pasaportë. Kemi rënë dakord me konçensionarin që ditët e punës do të vazhdojnë gjatë të shtatë ditëve të javës dhe orari ditor do të jetë nga ora 08:00-13:00 paradite dhe nga ora 17:00-21:00 pasdite, bëri të ditur Nishani. Kreu i ministrisë së Brendshme bëri të ditur se duke filluar nga nesër dikasteri që ai drejton do të mbajë qëndrimin më të rreptë ndaj çdo punonjësi të gjendjes civile që nuk respekton këtë marrëveshje që është arritur midis Qeverisë Shqiptare dhe Konçensionarit. Për sa i përket presionit me ana të letrave të një pas njëshme që Partia Socialiste po i bën Ministrisë së Brendshme, Nishani u shpreh se opozita ka pretenduar gjatë gjithë kohës se duhet të aplikojnë nga grupi i atyre pa pasaporte rreth 500 000 shtetas të cilët llogariten të jenë në Shqipëri.Me rregullin e ri që vendosëm me konçensionarin dhe bazuar në kapacitetet reale që kemi në terren, sigurohet pajisja edhe e rreth 400 000 shtetasve të tjerë deri në mesin e muajit Qershor, me kushtin e vetëm që ata të jenë në Shqipëri dhe të paraqiten për të aplikuar. Kështu që siç shihet janë të gjitha kushtet që çdo qytetar që nuk ka pasaportë dhe është në Shqipëri të pajiset me letërnjoftimin elektronik përfundoi Bujar Nishani. Me afrimin e zgjedhjeve, konflikti midis Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme sa vjen e ndizet më shumë për çështjen e pajisjes së shtetasve me kartat e identiteti dhe për publikimin e të dhënave mbi këtë proces. PS-ja i kërkon intensivisht MB-së informacion zyrtar dhe të detajuar të numrit të shtetasve që nuk kanë pasaportë e që nuk kanë aplikuar për kartat e identitetit, numrin e personave që kanë aplikuar dhe që nuk janë pajisur, gjithashtu edhe numrin e personave që janë pajisur. PS-ja, gjithashtu herë pas herë akuzon MB-në se jep informacione të cunguara dhe të sakta, duke u përpjekur të manipulojë shifrat reale të personave që nuk kanë aplik