60 vitet nga fitorjae revolucionit
60 vjet pas fi tores, mund të thuhet se komu-nizmi kinez kishte dy alternativa: vrasjen e Maos dhe futjen e tij në dosjet e historisë, ose shtirjen se ai është ende i gjallë dhe projektimin e tij drejt të ardhmes. Ndërkaq, Kina ka zgjedhur një rrugë të tretë: shndërrimin e së shkuarës së një njeriu në fatin e një populli. Deri më sot, Pekini ishte lidhur me një simbol të dyfi shtë: mauzoleumin e Maos në sheshin "Tiananmen" dhe shkëmbinjtë e revolucionarëve në Yan‘an, qyteti ku përfundoi marshimi i gjatë dhe ku komunistët fituan luftën civile kundër nacionalistëve të Çan Kai Shek. Këto tashmë janë vende të vjetruara, vende të cilat kinezët i frekuentojnë me dëshirën që një pacient shkon te dentisti. Pushteti i Pekinit, që më 1 tetor do të festojë si çdo vit fi toren me paradë madhështore, e ka kuptu-ar se tashmë simbolet e vjetra nuk arrijnë më të krijojnë entuziazëm. Me rastin e përvjetorit të 60-të të fi tores, një përvjetor i madh ky, i konceptuar për t‘u festuar dhe përcjellë ndërkombëtarisht me mjetet tashmë të një superfuqie, pushteti ka krijuar një monument të mirëfi lltë për nder të vetes, një lloj Meke apo Vatikani socialist, tempullin gjenerues të kombit.
Muzeu i ri i revolucionit që sapo është inauguruar në Yan‘an, vend që ndodhet një orë larg me avion nga kryeqyteti, nuk është një vend i "gjuajtur" nga turistët. Këtu vihet vetëm për pelegrinazh, sigurisht në formë të detyrueshme, tipike për botën socialiste. Në sfondin e një sheshi të madh dominon një mal me mermerë. Askush nuk e di saktë-sisht vlerën e vërtetë të këtyre gjigandëve, por mbase bëhet fjalë për 20 milionë dollarë. Për t‘u futur brenda mund të kalosh vetëm përmes një lloj "universi paralel", që simbolizon mitin themelues të atdheut. Shpellat antike, të gërmuara në tokën ngjyrë portokalli, nëpër të cilën kalon lumi i Verdhë, ishin qendra e liderëve të revolucionit dhe revolucionarëve nga viti 1937 deri në vitin 1947. Aty qëndronin Mao Ce Dun, Çu Enlai e Deng Xiaop-ing. Ata shkëmbinj mbeten prova fi zike e origjinës së një identiteti dhe arsyeje që lidh të shkuarën me të tashmen. Nëse do të kalosh një ditë në Yan‘ando, mund të kuptosh diçka më shumë nga misteri i vendit dhe i së shkuarës së tij. Çdo mëngjes, në agim, mijëra vizitorë hyjnë në dyert e tij, në dyert e një ndërtese që sim-bolizon lavdinë e dramës së tyre personale dhe kombëtare. Ka disa që ecin për ditë të tëra nga zonat e largëta të vendit, në pamundësi për të marrë avionin; të tjerë vi-jnë me mjete të ndryshme, sipas rastit. Të gjithë kinezët e kanë për detyrë ta vizitojnë, duke fi lluar që nga pleqtë e sëmurë e deri te çiftet e sapomartuar. Të gjithë shtyhen me turmën nëpër korridoret e kthinat, duke marrë foto lart e poshtë. Në këtë vend vetëm fotot dhe pamjet e Maos janë me ngjyra. Në hyrje, në një shkrim shpjegohet se ky vend është "toka e shenjtë e revolucionit dhe djepi i Kinës moderne". Si pasojë, brenda këtyre korridoreve masa e njerëzve lëviz në mënyrë të heshtur, thuajse fetare. Njerëzit preferojnë që të fotografohen pranë statujave të liderëve his-torikë që lartohen brenda, por sfondi më i preferuar është kali i balsamosur i Maos. Pelegrinët e këtij mauzoleumi të totalitarizmit ekstrem të shekullit të kaluar, një ndër të vetmit që ekziston ende dhe frekuentohet, dinë çdo kthinë e relike të tij përmendësh, sepse gjatë jetës u ka takuar që të vijnë disa herë aty. Ndërkaq, aty ka edhe salla ku merret mësim për themelimin e partisë dhe për linjën e saj të drejtë e mbi të gjitha ku mësohet për sukseset dhe fi toret e njëpasnjëshme të pop-ullit nën udhëheqjen e partisë. Por ndryshe nga vite më parë, njerëzit kanë fi lluar dhe guxojnë të bëjnë edhe pyetje delikate si: Përse pas gjithë këtyre fi toreve ende miliona njerëz vuajnë për bukën e gojës në Kinë? Ndërkaq, në kryeqytet që prej muajsh vazhdojnë përgatitjet për jubileun e madh, ndërsa parashikohet mbajtja e një parade ushtarake që nuk do të ketë të krahasuar në gjithë historinë e Kinës moderne. Sheshi më i madh i Pekinit çdo natë shndërrohet në një shesh prove për tanket, ushtarët dhe karvanët e gjatë. Bëhet fjalë për 2 milionë ushtarë që do të parakalojnë në një paradë që duhet të jetë përtej perfektes. Rreth gjysmë milion të rinj vullnetarë janë rekrutuar nga universitetet e Pekinit e do të përbëjnë një tjetër pjesë të paradës. Për dhjetë ditë rresht në Pekin do të këndohet, kërcehet, festohet, pushohet. Ndërkaq, nga zyrat e partisë dalin parullat e reja si dhe këngët për partinë. Në tv transmetohen dokumentarë për heronjtë e Kinës, të frymëzuar nga ideali i partisë. Shtypi është i mbushur me fjalime dhe me deklarata për largpamësinë e liderëve dhe forcën e tyre të pamposhtur për t‘u përballur me armiqtë e jashtëm që i sulmojnë për zili. Kur sheh e dëgjon gjëra të tilla, e ke shumë të vështirë që të kuptosh se si kjo Kinë e propagandës dhe paradave komuniste është e njëjta me atë të mrekullisë ekonomike. 60 vjet pas fi tores së revolucionit, pushteti vazhdon që të nderojë Maon, sepse ideologjikisht ky vend nuk ka prodhuar heronj të tjerë, duke rrezikuar që të qëndrojë "i burgosuri" i fuqisë së përvjetorëve. Në këtë sfond janë të paktë ata që mund të mendojnë se pas 10 vjetësh, në përvjetorin e radhës, gënjeshtra hollivudiane e shkëmbinjve të revolucionit do të mund të vazhdojë të qëndrojë së bashku me një Kinë që më shumë se kurrë po shndërrohet në një protagoniste e këtij shekulli.