Irani lejon inspektorët e OKB. Obama, ultimatum për "dialog serioz"
Irani do të lejojë agjencinë bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të inspektojë uzinën ku prodhohet uraniumi, ekzistenca e së cilës u zbulua së fundmi. Një njoftim i tillë është bërë nga shefi i çështjes bërthamore në Iran, në një lajm televiziv. Zëvendëspresidenti Ali Akbar Salehi nuk e ka specifikuar se kur do të lejohen këto inspektime, por tha se do të punohet me agjencinë për të zbatuar rregullat e traktateve të armëve bërthamore. Uzina e re e pasurimit të uraniumit e sapozbuluar ndodhet në një zonë malore në afërsi të qytetit të Qom, brenda një vendi të rrethuar dhe të ruajtur shumë mirë nga Garda Revolucionare. Në këtë vend ndodhen 3000 centrifuga. Këto centrifuga, sipas vetë iranianëve, janë aty për të prodhuar energji, që do të shkojë në shërbim të ngrohjes së popullatës. Por, nga ana tjetër, Perëndimi ngulmon se kjo mund të përdoret edhe për mbushje bërthamore. Presidenti amerikan, Obama, ai francez, Sarkozi dhe Kryeministri britanik, Braun, akuzuan Iranin të premten për ndërtimin e një uzine sekrete për pasurimin e uraniumit dhe për fshehjen e ekzistencës së saj komunitetit ndërkombëtar. Por, sipas iranianëve, këtu nuk ka gjë për të fshehur dhe se Irani ka vepruar në përputhje me rregullat e bashkësisë ndërkombëtare, sipas së cilave komuniteti ndërkombëtar njoftohet 6 muaj para se uzina të jetë operacionale. Në njoftimin e tij, zyrtari i lartë iranian deklaroi se Teherani duhet të lëvdohet dhe jo të dënohet për deklaratën vullnetare në lidhje me ekzistencën e uzinës. Ai tha se me raportimin e ekzistencës së uzinës, Irani i ka dalë përpara çdo lloj akuze të mundshme nga ana e vendeve të ndryshme, që nëse do ta kishin zbuluar vetë uzinën, do ta kishin akuzuar Iranin për zhvillimin e një programi bërthamor sekret.
Ndërkaq, dje Presidenti amerikan, Obama, i ofroi Iranit një "dialog serioz dhe të frytshëm" në lidhje me programin e tij bërthamor, ndërkohë që e paralajmëroi Teheranin se do të kishte pasoja shumë të rënda dhe shumë të organizuara nëse nuk do t‘u nënshtrohej rregullave të përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar. "Liderët e Iranit duhet që të zgjedhin nëse duan që të mbajnë përgjegjësitë e tyre dhe të integrohen me komunitetin ndërkombëtar, apo të përballen me rritjen e vazhdueshme të presionit e izolimit dhe t‘i mohojnë popullit të tyre mundësi dhe hapësira të reja", ka deklaruar Presidenti amerikan. Pikërisht deklarata e shefit iranian të çështjeve bërthamore është bërë disa orë pas deklaratës së Obamës në fjalimin e tij të përjavshëm para kombit në radio. Për Obamën, fakti i uzinës sekrete të pasurimit të uraniumit është shumë shqetësues për komunitetin ndërkombëtar, që vë në rrezik mjaft ekuilibra mes vendeve të ndryshme. Nëse Irani nuk do të pranojë që të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar rrezikon sanksione që mund të jenë shumë të ashpra dhe madje zyrtarë të administratës së Obamës nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake. "Oferta ime për një dialog serioz dhe të frytshëm për të zgjidhur çështjen e Iranit mbetet e hapur dhe do të doja që Teherani të merrte veprime konkrete për të demonstruar bindjet e tij paqësore", ka deklaruar Obama. Me pak orë diferencë, një thirrje të tillë ia ka bërë Iranit edhe Presidenti rus, Medvedev, në një konferencë për shtyp në Moskë dhe atij i është bashkuar edhe thirrja e ministrit të Jashtëm kinez, që, nga ana tjetër, nuk është në një mendje me aktorët e tjerë për ndërmarrjen e masave të ashpra ndaj vendit islamik. Në Asamblenë e OKB-së në Uashington, Ahmadinexhad tha se vendi i tij nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe se nëse ndaj tij do të merreshin sanksione, Amerika do të pendohej. Sipas Ahmadinexhadit, uzina nuk do të jetë operative për 18 muaj.