E Diel, 1 Nëntor 2026

Lula Da Silva

U rrit i varfër, madje aq i varfër, sa vetëm në moshën 7-vjeçare e kuptoi se çfarë ishte në të vërtetë një copë bukë. Pikërisht në atë moshë, së bashku me familjen e tij, nisi mbi një qerre të ndyrë udhëtimin prej 2000 kilometrash, që do ta çonte nga vendi i lindjes drejt një jete të re në qytetin e madh të Sao Paulos. Por edhe pas vendosjes në këtë qytet, situata familjare ishte aq e mjerë, sa Lulas iu desh që të linte shkollën në klasën V, për t‘u shndërruar në lustraxhi e për të nxjerrë kështu ndonjë qindarkë më shumë për njerëzit e familjes. Më pas la furçën për të punuar 14 orë në ditë në një fabrikë ku humbi edhe njërin nga gishtat e dorës. Por kurrë nuk u tërhoq dhe ndërsa rritej e punonte, u përfshi dhe më pas u bë një nga liderët kryesorë të sindikatave të punëtorëve në vend. Në atë kohë Brazili qeverisej nga junta ushtarake dhe grevat ishin të ndaluara me ligj, por Lula, në kundër-shtim të hapur me urdhrat dhe rregullat e vendosura nga gjeneralët, arriti që të mobilizonte punëtorët e prodhimit të çelikut në vend dhe thuajse të paralizonte uzinat e prodhimit dhe të përpunimit të tij në të gjithë kontinentin. Kështu, dalëngadalë u shndërrua në një nga sindikalistët më të respektuar ndërkombëtarisht.

Këtë javë ai ishte në Nju Jork, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në takimin e G20-ës në Pitsburg. Kamerat zakonisht u përqendruan tek Obama apo Ahma-dinexhadi e ndon-jë lider tjetër i ta-kimeve, por "ylli" i vërtetë mes gjithë liderëve ishte ai, ish-punëtori i fab-rikës, ish-fëmija i rritur baltërave, tashmë President i një vendi shumë të madh, Brazilit. Pas thuajse 7 viteve në këtë detyrë, Luiz Inacio Lula da Silva, njeriu që të gjithë në vendin e tij e thërrasin Lula, vazhdon që të mbetet një fi gurë e dashur për popullin e tij, duke gëzuar një popullaritet të jashtëzakonshëm prej 70%, një shifër kjo tepër e rrallë, veçanërisht për një kontinent ku presi-dentët janë gjithmonë njerëz të nëmur e të korruptuar. Jo më kot edhe Obama, në takimin e G20-ës në prill, kur e pa Lulën "e vogël" mes liderëve të tjerë, u nis drejt tij me krahë hapur, duke thënë me zë të lartë: "Ja edhe njeriu im i preferuar, politikani më popullor në planet". Fakti që Lula e ka merituar një cilësim të tillë, në radhë të parë nga njerëzit e tij, fl et për zhvendosjen e parave dhe të pushtetit në këtë epokë pas krize. Nën drejtimin e Lulas, Brazili arriti që ta përballonte krizën globale më mirë se çdo vend tjetër. Në këtë vend, asnjë bankë apo institucion fi -nanciar nuk fali-mentoi, infl acioni është shumë i ulët dhe ekonomia ka nisur sërish që të rritet me hapa të shpejtë. "Njerëzit më panë me mos-besim kur një vit më parë u thashë se vendi ynë do të ishte i fundit që do të prekej nga kriza dhe i pari që do të dilte prej saj", deklaroi Lula në një intervistë të dhënë së fund-mi. "Por duhet të presim deri në dhjetor, kur do të mbajmë një tjetër premtim, atë të krijimit të 1 milion vendeve të punës. Kësisoj, Brazili, krahasuar me shumë vende në zhvillim, duket shumë më në formë. Tashmë, nëse do t‘u referoheshim shumë faktorëve, ai e ka tejkaluar Rusinë dhe po ecën me hapa të sigurt drejt Indisë dhe Kinës. Këto 4 vende që janë përvijuar prej kohësh si fuqi në zhvillim, përbëjnë edhe të ash-tuquajturin grupi i BRIC. Pyetja është se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Lulas i kanë mbetur edhe 15 muaj për të qëndruar në pushtet dhe njeriu që ai do të donte ta pasonte në presidencë është shefja e tij e stafi t, Dilma Rousseff. Edhe pse e zonja në detyrë, kjo zonjë nuk mund të krahasohet me shefi n e saj për nga efi kasiteti i punës, populla-riteti dhe karizma. Ndërkohë ajo ka një kundërshtar shumë të fortë, guvernato-rin e Sao Paolos, Jose Serra. Sigurisht që sipas shumë analistëve, karizma e Lulas nuk mund të transferohet te një person tjetër, sepse kjo është diçka personale. Ndërkohë, Lula po punon bindshëm për paraardhësin e tij. Në emër të ndihmës ndaj të varfërve dhe punëtorëve, por i përqendruar te zgjedhjet e ardhshme, Da Silva ka ngritur vazhdimisht e pak nga pak pagën minimale, madje që nga viti 2003 ajo është rritur me 67%, ndërkohë që ka rritur edhe pensionet dhe pagat e punonjësve të administratës shtetërore. "Duhet t‘u japim më shumë atyre që fi tojnë më pak", thotë gjith-monë Lula, e megjithatë disa analistë shqetësohen se mos të gjitha veprimet e Lulës aktualisht do të jenë një faturë e rëndë për administratën e ardhshme. Sigurisht që për Lulën, si për çdo njeri tjetër, ka edhe kritika, por ajo çka është e vërtetë, qëndron në faktin se nën qe-verisjen e tij vendi është përballur me një ndryshim të vazhdueshëm. "Unë jam një metamorfozë e gjallë", i pëlqen të thotë Lulas, duke perifrazuar këngë-tarin kult të Brazilit, Raul Seixas.

Nga ana e jashtme, Lula nuk i ng-jan aspak punëtorit e sindikalistit të dikurshëm me kaçurrela të zeza dhe me mjekrën për të cilën nuk tregonte asnjë kujdes. Tashmë fl okët dhe mjekra i janë zbardhur dhe duket se ai tregon kujdes ndaj tyre. Në vend të këmishëve të pista, tani Lula mban kostume të prera bukur. Njeriu që kur mori detyrën 7 vjet më parë tha se detyra e tij ishte përmirësimi i jetës së brazilianit të varfër, tashmë beson se misioni i Brazilit është të transformojë edhe vetë botën. "Brazili është një vend me institucione të qëndrueshme demokratike. Duhet t‘u japim edhe vendeve të tjera disa mësime në lidhje me mënyrën e përbal-limit me krizën ekonomike", thotë Lula. E megjithatë, në thellësi Lula nuk ndry-shon shumë nga njeriu i 30 viteve më parë, pavarësisht prerjes së fl okëve apo ndryshimit të veshjes. Kjo duket nga ndjesia që ai ka kur është në zyrën e tij, "si i zënë në kurth". Kur kalon tepër kohë në karrige, bëhet nervoz. "Kam nevojë që të udhëtoj e të takoj njerëz, dhe t‘u shmangem protokolleve e zyrtarizmave të tepruara". Pavarësisht këshillave të mbështetësve të tij për të ndryshuar Kushtetutën, në mënyrë që të fitojë një mandat të tretë presidencial, Lula dëshiron që t‘ia lerë vendin dikujt tjetër. "Popullariteti është si presioni i gjakut: ndonjëherë i lartë, ndonjëherë i ulët. Ajo që duhet të bëjë një njeri, është që ta mbajë atë nën kontroll", thotë Lula. Këtë aftësi ai e fi toi me shumë vështirësi. Në vitin 1989 ai kandidoi 3 herë rresht për President të vendit. Fillimisht në fushatë situatat ishin në favor të tij, por çuditërisht në përballje me kutitë e votimit ai gjithmonë dështonte. Në fund të viteve ‘90 ai ishte në prag të lënies së politikës. Por në vend që të ndërmerrte një hap të pritshëm nga të gjithë, bëri diçka që kërkonte shumë më tepër vështirësi: durim. Vendosi që të ribëhej, të rimëkëmbej. Kështu vendosi që të ndryshonte pamjen dhe mënyrën e ko-munikimit, si dhe të rifutej në lojë duke respektuar rregullat e saj. Viti i kthesës së madhe ishte viti 2002. Edhe pse sipas sondazheve ishte në krye të listës presi-denciale, ekonomia e vendit ndodhej në "rënie të lirë", sepse shumë investitorë i druheshin ardhjes së Lulas në pushtet. Në atë moment ai i drejtoi një letër të hapur popullit brazilian, duke u zotuar se do të respektonte të gjitha kontratat e bëra para tij, do të paguante borxhet dhe se në fund të fundit do të luante sipas rregullave të ekonomisë së tregut. Ky moment ishte më i rëndësishmi dhe vendimtari i karrierës së tij politike. Lula vinte nga Partia e Punëtorëve dhe deklaratat e tij bënë që shumë persona fanatikë brenda kësaj partie ta akuzonin për "tradhti" dhe "shmangie" nga linja e partisë, si dhe për shitje te kapitalistët dhe bankierët. Por bizneset e mëdha vazhdonin të ishin të shqetësuar për mundësinë e ardhjes së Lulas në Presi-dencë. Këtë herë atij i buzëqeshi një fi tore e jashtëzakonshme e ndërkohë ai e dinte fare mirë se pikërisht në atë moment sapo kishte fi lluar edhe puna e madhe. Situata e rënduar ekonomike parazgjedhore në vend e kishte zhvleftë-suar shumë monedhën vendase. "Ishte shumë e vështirë. Nuk kishim rezerva në valutë dhe infl acioni po shfaqte një tendencë rritjeje të pandalshme, rrëfen Lula. Ne e morëm pushtetin në mesin e një krize të madhe dhe mbi të gjitha të një krize besimi. Në Kongres kishim pakicën si Parti e Punëtorëve dhe në këtë situatë duhet të fi llonim pak nga pak të mbanim premtimet tona". Sipas tij, ishte shumë e vështirë që t‘i bindje institucionet ndërkombëtare fi nanciare të jepnin para për një vend në një situatë të tillë siç ishte Brazili. Fillimisht Lula shtoi surplusin buxhetor, ose paratë që qeveria vë mënjanë çdo vit për të paguar borxhet dhe interesat dhe nxiti huadhënien, duke shtuar rritjen, në mënyrë që të përballej me infl acionin. Mbajti pagat e administratës publike dhe pensionet nën kontroll të vazh-dueshëm. Njerëzit e sindikatave dhe shumë të tjerë në partinë e tij nisën që ta urrenin. Pas këtyre masave i duhej ndihma nga jashtë, por ndërkombëtarët ende nuk ishin të bindur. Mirëpo Lula veproi me shumë pragmatizëm, madje ky vinte dhe vjen gjithmonë i pari për të, pastaj ideologjitë e gjërat e tjera. Ato që ndodhën gjatë viteve në vijim të presi-dencës së tij ishin të jashtëzakonshme dhe të paparashikueshme edhe për më optimistët.

Lula arriti që të tërheqë vëmendjen e investitorëve përmes reformave dhe gjetjeve për ta bërë vendin interesant. Merita e Lulës është edhe puna e madhe që bëri për të ndryshuar imazhin e Brazilit jashtë vendit, në mënyrë që ky gjigand i Amerikës së Jugut të konsid-erohej si një nga fuqitë më të mëdha në zhvillim. Kështu, të gjithë e kanë të qartë tashmë se Brazili ka Amazonën, por nga ana tjetër edhe një industri të zhvilluar e prodhon që nga celularët e deri tek avionët. Ashtu si dikur bënte bashkë të varfrit dhe punëtorët, Lula bëri bashkë vendet e varfra që të kërkojnë tregti të lirë dhe marrëveshje të reja në ekonominë botërore. Gjenia e tij megjithatë ka qenë aftësia për të marrë vendime me risk të madh, që shpesh kërkonin sakrifi ca. Ndryshe nga shumica e liderëve të rajonit që janë o të korruptuar o dikta-torë, Lula vepronte sipas rregullave të lojës duke respektuar demokracinë dhe zgjedhjet. Brazili është një vend që ka vuajtur nga mungesa e vetëvlerësimit dhe si pasojë duhet që të rikuperojë krenarinë e harruar.

Për sa i përket krizës ekonomike, ajo e vuri Lulan para një prove shumë të vështirë. "Ishte drithëruese. Nuk kishim as kredi as para në shtator, tetor, nëntor, dhjetor, janar, shkurt dhe mars", rrëfen Lula për vitin e kaluar. Por në vend që të anohej majtas, ai zgjodhi pozicioni-min në qendër. Kështu i dha Bankës Qendrore një dorë të lirë në kontrollin e infl acionit, edhe pse kjo mund ta çonte në frenim të rritjes ekonomike. Kjo krizë nxori nga thellësitë e tij inatin dhe kundërshtinë e hershme kundër rregullave të kapitalizmit të egër, si dhe "bankierëve biondë e me sy bojëqielli", që ishin ata që shkaktuar çrregullimin e tregut. "Në vitet ‘80 dhe ‘90 ekonomia e tregut ishte shumë në modë, por befas në këtë mijëvjeçar të ri sa hap e mbyll sytë ajo arriti që ta çonte botën në prag të dështimit. Dhe kështu bankierët e pasur iu drejtuan shtetit për shpëtim", deklaroi Lula në një nga fjalimet e tij në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, privatizimet ishin një gabim, edhe pse një pjesë e mirë e tyre u bë me firmën e tij. "Si ekonomia dominuese në rajon, Bra-zili duhet që të arrijë të mirëkuptojë edhe fqinjët e tij, sepse marrëdhëniet tona janë si ato mes anëtarëve të një familjeje të madhe", thotë Lula. Ambicia e tij më e madhe është që ta vendosë Brazilin në listën e vendeve më të fuqishme të botës. Ai e shfaq ku mundet krenarinë e tij kombëtare. Në vitin 2003, G7 më në fund hapi dyert e saj edhe për disa vende që nuk ishin aq të fuqishme në atë kohë, ndër të cilat edhe vetë Brazili, dhe Lula ishte mes të ftuarve. Ai ndodhej në një takim në Paris me njerëzit më të fuqishëm të botës dhe mrekullohej nga akti se si ishte e mundur që ai, biri i një fshatari të varfër, ndodhej mes njerëzve më të fuqishëm të planetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›