60 vjet shtatzënë, që nga 1948
Mjekët janë habitur kur kanë zbuluar se një grua 92-vjeçare, e cila ankohej për dhimbje stomaku, kishte ende në trup fëmijën e saj të palindur që prej 60 vitesh. Sipas “The Sun”, Huang Yijun nga Huangjiaotan, Kina Jugore, ishte këshilluar nga mjekët në vitin 1948 të hiqte fëmijën, që priste pasi ai kishte vdekur në mitër. Por mjekët i kishin kërkuar 100 paund për të kryer operacionin, kështu që ajo ishte larguar. “Ishte një shifër shumë e madhe në atë kohë, më shumë se sa familja ime fitonte në shumë vite pune. Kështu që nuk mund të bëja gjë tjetër, veçse ta injoroja atë”. Dr. Liu Anbin në spitalin Qingshen që i bëri skaner në stomak tha kishte ushtruar profesionin prej 40 vitesh dhe nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë. Xu Xianming, drejtori i departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në spital tha se “Normalisht një fetus i vdekur kalbet. Eshtë shumë e rrallë që Huang mund të jetë kaq e shëndetshme”.