E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertja: Njerëzit janë marsianë

 

Autorja Heather Couper beson se ne të gjithë mund të jemi marsianë. Sipas saj, një meteorit nga Marsi mund të ketë ‘mbjellë’ jetën në Tokë miliarda vite më parë. “Marsi është më afër brezit të asteroideve të sistemit diellor sesa jemi ne dhe mund të ketë pësuar shumë më tepër goditje. Disa përplasje të forta përhapën copa të Marsit në hapësirë, të cilat u sollën rreth diellit dhe ranë në Tokë si meteoritë. Pra, është e mundur që jeta ka nisur në Mars dhe është përhapur në Tokë falë përplasjeve kozmike. Kjo do të thotë se ne të gjithë mund të jemi marsianë”, tha ajo pas citimeve në “The Sun” se në Mars është gjetur gaz metani. Zbulimi se mikrobet mund të jenë ende banore të Marsit po përhap interes të madh në një meteorit marsian katër miliardë vjeçar të zbuluar në Antarktikë në vitin 1984. Sipas NASA-s ai mund të përmbajë fosile mikrobesh, për të cilat shumë shkencëtarë besojnë se janë forma të jetës në Mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›