E Shtunë, 31 Tetor 2026

63 miliardë dollarë shtetëzojnë bankat më të mëdha britanike

Qeveria britanike ka
ndërmarrë dje një hap
të paprecedent: injek
timin e 63 miliardë
dollarëve në disa prej bankave
më të mëdha huadhënëse të
vendit, me qëllim shmangien e
rrënimit masiv të sektorit bankar.
Në këmbim të kësaj pakete
shpëtimtare, bankat në fjalë,
"Royal Bank of Scotland Group
PLC", "Lloyd TSB Grouop PLC"
dhe "HBOS PLC", do t‘ia kalojnë
qeverisë pjesën më të madhe të
aksioneve, si dhe do të ndalojnë
dhëniet e bonuseve të majme
anëtarëve të bordit të bankës
për këtë vit. Këtyre bankave do
t‘u kërkohet që të japin më
shumë hua për bizneset e vogla
dhe të mëdha, si dhe për
blerësit e shtëpive në një tentativë
që synon shpëtimin e
tregut të pasurive të paluajtshme,
të dëmtuar rëndë nga
kriza e kredive. Sipas Kryeministrit
britanik, Braun, masa e
ndërmarrë është e jashtëzakonshme,
por thelbësore". Pas këtij
lajmi, një numër jo i vogël drejtuesish
dhe ekzekutivësh të
bankave në fjalë dhanë
dorëheqje nga vendi i punës,
pasi tanimë do të jetë qeveria
ajo që do të ketë të drejtën e
emërimit të personave kyç, si
dhe të përcaktimit të dividentëve.
Sipas marrëveshjes, u
mundëson taksapaguesve që të
zotërojnë 60% të RBS dhe
43.3% të bashkimit mes "Lloyds
HBOS". Burimet e qeverisë
bënë të ditur se ndërhyrja e saj
në këto banka është e përkohshme,
ndërsa transformimi që
do të ndodhë me to pas kësaj
periudhe ndërhyrjeje është më
i madhi që pas shtetëzimit të
bankave në vitin 1940 dhe
privatizimit të industrisë në
vitin 1980. Ndërkohë, dy
bankat e tjera më të mëdha në
Britaninë e Madhe, "Barclays
PLC" dhe "HSBC PLC" nuk do
të marrin ndihmë nga qeveria
duke qëndruar kështu jashtë
ndikimit të saj. Për sa i takon
"Barclays", që është edhe banka
e dytë më e madhe në Britaninë
e Madhe, ajo do të tentojë
të mbledhë 6.5 miliardë paund
pa ndihmën e qeverisë, ndërsa
banka tjetër, "HSBC", ka
lajmëruar ndërkohë se do të
ndryshojë situatën e saj pa asistencën
e qeverisë, duke mbetur
kështu e pavarur. Për sa i përket
Bursës së Londrës, ajo e priti
pozitivisht një masë të tillë me
indeksion FTSE 100, që u rrit
me 5%, ndërkohë që aksionet e
bankave që do të shpëtohen
nga qeveria ranë në mënyrë
drastike. Kjo tregon se ndoshta
as kjo masë nuk do të jetë e
mjaftueshme për daljen e tyre
nga situata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›