Evropianët, skemë të përbashkët për bankat
Gjermania, Franca e Brit
ania kanë njoftuar dje
një skemë shpëtimi
shumëmiliardëshe për bankat e
kontinentit, që ndodhen në
momentin e tyre më kritik që
prej 80 vitesh. Kancelarja gjermane,
Angela Merkel, prezantoi
paketën e shpëtimit që përmban
400 miliardë euro në garanci
bankare dhe 100 milionë të tjera
në fonde shtetërore për të rikapitalizuar
bankat. Presidenti
francez, Sarkozi, i cili ishte organizatori
i takimit të krizës të dielën,
me pjesëmarrjen e Britanisë,
që doli me një marrëveshje
për një bashkëveprim,
u shpreh se Franca do të krijonte
dy fonde ndihmëse me 320
miliardë euro për të garantuar
huadhënien e bankave, si dhe 40
miliardë të tjera kapital po për
bankat. Edhe qeveritë e Spanjës
dhe Austrisë kanë njoftuar marrjen
e masave të ngjashme për
stabilizimin e sistemit financiar.
Reagimi i parë ndaj masave të
tilla ishte pozitiv. Bursat dje në
Evropë janë treguar më pozitive
dhe kanë treguar se mund të rivendosin
besimin te bankat dhe
të rivendosin në funksionim operacionet
e huadhënies. Sipas
kancelares gjermane, kriza financiare
mund të kishte pasoja
jo të pakta ekonomike, që do të
thotë se objektivat e vendosura
për vitin 2011 mund të mos arriheshin.
Ajo i bëri thirrje FMNsë
që të kishte një rol më të madh
në mbikëqyrjen e sistemit financiar.
Kryeministri spanjoll, Joze
Luis Rodrigues Zapatero, vendi
i të cilit është goditur rëndë nga
kriza e pasurive të patundshme,
tha se paketa e shpëtimit do të
rriste shumë borxhet e vendeve
të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Sipas rregullave të Bashkimit
Evropian, kostoja do të
bjerë te borxhet kombëtare e jo
te deficitet buxhetore. Ndërsa
Komisioni Evropian bëri të ditur
se duke u nisur nga situata
e pazakontë, ai do të tregohej
më tolerant me treguesit
ekonomikë të vendeve anëtare
të BE-së. Për javë të tëra qeveritë
evropiane ishin të ndara në
lidhje me mënyrën e përballimit
dhe të konsiderimit të krizës,
e cila arriti pikun e saj muajin e
kaluar me kolapsin e bankave
investuese të Wall Street, "Lehman
Brothers", dhe më pas u
përhap edhe përtej atlantikut,
në Evropë. Sipas specialistëve,
ndryshimi më i madh ndaj vendimit
të djeshëm në krahasim
me qëndrimin e një jave më parë
është fakti se zyrtarët e eurozonës
duket se kanë rënë në një
mendje për një plan të përbashkët,
të cilin qeveritë e ndryshme
mund ta përdorin të gjithë ose
pjesërisht, si ta konsiderojnë të
arsyeshme.
ania kanë njoftuar dje
një skemë shpëtimi
shumëmiliardëshe për bankat e
kontinentit, që ndodhen në
momentin e tyre më kritik që
prej 80 vitesh. Kancelarja gjermane,
Angela Merkel, prezantoi
paketën e shpëtimit që përmban
400 miliardë euro në garanci
bankare dhe 100 milionë të tjera
në fonde shtetërore për të rikapitalizuar
bankat. Presidenti
francez, Sarkozi, i cili ishte organizatori
i takimit të krizës të dielën,
me pjesëmarrjen e Britanisë,
që doli me një marrëveshje
për një bashkëveprim,
u shpreh se Franca do të krijonte
dy fonde ndihmëse me 320
miliardë euro për të garantuar
huadhënien e bankave, si dhe 40
miliardë të tjera kapital po për
bankat. Edhe qeveritë e Spanjës
dhe Austrisë kanë njoftuar marrjen
e masave të ngjashme për
stabilizimin e sistemit financiar.
Reagimi i parë ndaj masave të
tilla ishte pozitiv. Bursat dje në
Evropë janë treguar më pozitive
dhe kanë treguar se mund të rivendosin
besimin te bankat dhe
të rivendosin në funksionim operacionet
e huadhënies. Sipas
kancelares gjermane, kriza financiare
mund të kishte pasoja
jo të pakta ekonomike, që do të
thotë se objektivat e vendosura
për vitin 2011 mund të mos arriheshin.
Ajo i bëri thirrje FMNsë
që të kishte një rol më të madh
në mbikëqyrjen e sistemit financiar.
Kryeministri spanjoll, Joze
Luis Rodrigues Zapatero, vendi
i të cilit është goditur rëndë nga
kriza e pasurive të patundshme,
tha se paketa e shpëtimit do të
rriste shumë borxhet e vendeve
të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Sipas rregullave të Bashkimit
Evropian, kostoja do të
bjerë te borxhet kombëtare e jo
te deficitet buxhetore. Ndërsa
Komisioni Evropian bëri të ditur
se duke u nisur nga situata
e pazakontë, ai do të tregohej
më tolerant me treguesit
ekonomikë të vendeve anëtare
të BE-së. Për javë të tëra qeveritë
evropiane ishin të ndara në
lidhje me mënyrën e përballimit
dhe të konsiderimit të krizës,
e cila arriti pikun e saj muajin e
kaluar me kolapsin e bankave
investuese të Wall Street, "Lehman
Brothers", dhe më pas u
përhap edhe përtej atlantikut,
në Evropë. Sipas specialistëve,
ndryshimi më i madh ndaj vendimit
të djeshëm në krahasim
me qëndrimin e një jave më parë
është fakti se zyrtarët e eurozonës
duket se kanë rënë në një
mendje për një plan të përbashkët,
të cilin qeveritë e ndryshme
mund ta përdorin të gjithë ose
pjesërisht, si ta konsiderojnë të
arsyeshme.