Shqiperia, nje euro per Fazllic
Kush e kishte menduar që vetëm
në tre vjet qeverisjeje, Berisha
do ta bënte Nanon të dukej një
i korruptuar amator. Shumëshumë,
biznesmenët që i vinin rrotull
Nanos, zbraznin xhepat kur ky luante në
kazino, po nuk pamë ndonjë syresh shqiptar,
grek a serb, të ulej këmbëkryq në
mbledhjet më strategjike të qeverisë shqiptare.
Ai profesionisti, që duket se ka
instaluar një kulturë të vërtetë korrupsioni,
nga ajo ku përfshihen pazare
ndërkontinentale, të mbuluara edhe me
emra të famshëm, si ai i Tom Rixh, është
dora vetë Berisha. Urime kolegëve që
parashikuan në prag të zgjedhjeve të
vitit 2005, se ky njeri ka ndryshuar. Ka
ndryshuar aq shumë, sa sot na bën të
mendohemi thellë dhe pyesim veten:
Cila është qeveria e Shqipërisë, ajo që ka
në krye Berishën, apo ndonjë qeveri hije,
fshehur diku në Bosnjë apo Qipro, që ka
në krye boshnjakun Fazliç.
Lajmet e përditshme rreth Damir Fazliç
janë të një efekti domino, që filluan
me disa kompani fantazma të shitura miliona
euro kur nuk kanë asete dhe vazhdojnë
sot me parqe energjetike. Zoti e di
ç‘do na dëgjojnë veshët nesër, por një gjë
po bëhet më e qartë se kurrë: Harta e
Shqipërisë është në duart e Fazliç. Kjo nuk
ka nevojë për konfirmim, sqarim apo
burime të besueshme. Një foto që flet më
shumë se 1.7 milionë euro, të trondit pa
masë dhe të bën të mendosh as më
shumë, as më pak, porse shteti shqiptar
ka kohë që ka rënë. Një biznesmen i dyshimtë,
i arrestuar para ca ditësh në Bosnjë,
i përfolur për pastrim parash dhe
trafiqe të pista, është në tavolinë me
qeverinë shqiptare dhe njerëzit më të
rëndësishëm të këtij shteti, të cilët raportojnë
ku i kemi pikat e forta e të dobëta.
Sqarimi i qeverisë përmes Bregut të dielën:
ishte ulur aty si biznesmen (!!!) të lë
pa gojë..., pa fjalë e pa koment.
Ai vjen dhe ikën në Tiranë me avion
personal, për të sqaruar opinionin, më
saktë për të fyer inteligjencën e shqiptarëve
me ndihmën e Berishës, i cili
ka kohë që fyen inteligjencën e të
gjithëve me supernjeriun Tom Rixh.
Në fakt, prania e Tom Rixh në krah të
Fazliç nuk të ngushëllon. Përkundrazi. Në
fund të fundit, shqiptarët duhet ta kuptojnë
njëherë e mirë se Tom Rixh nuk është
përfaqësues i SHBA-së, nuk është as institucional,
as politikan. Është thjesht një
lobist, është një nga ata ish-politikanët
amerikanë që heqin dorë nga politika
dhe mendojnë të bëjnë pasuri për vete
dhe familjen e tyre. Mundësi që nuk u
jepen gjatë kohës që janë pjesë e një
Qeverie, Kongresi apo Senati. Lobizmi
është një dukuri e njohur e demokracisë
në botë, megjithëse së fundmi në SHBA,
kush ka ndjekur fushatën elektorale,
dëgjon se kandidatët e ndëshkojnë si
fenomen dhe janë shfaqur si antilobistë.
Sigurisht që, Shqipërisë me një
biografi dhe nam jo të mirë nëpër botë, i
duhen lobistë tani për tani, dhe deri këtu
nuk ka asgjë të keqe. E keqja qëndron në
faktin se, sa herë Berishës i del emri si i
korruptuar në afera të mëdha, në një
mënyrë apo tjetër, na del dhe emri i Rixh.
Ky i fundit përdoret sikur të jetë vetë
SHBA e zbritur në Tiranë. SHBA ka një
përfaqësi të vetën në Tiranë, ambasadën
amerikane, përmes së cilës përcillet qëndrimi
i këtij shteti në Shqipëri. Cilido
gazetar mund ta provojë të shkojë atje
dhe të pyesë nëse Tom Rixh është përfaqësuesi
i tyre apo thjesht një privat që
po kujdeset për biznesin e vet. Por Kryeministri
Berisha duhet të na sqarojë sa para
ka marrë deri më tani Tom Rixh? I ka marrë
nga buxheti i Partisë Demokratike, siç
dhe duhet të ndodhte, apo nga buxheti i
shtetit shqiptar. Gjithashtu lidhur me
këtë personazh, është bërë dhe një herë
bujë kur u fol për rrugën Durrës-Kukës
dhe ku Berisha, ashtu si tani me Fazliç,
kërcënon m‘u në mes të Kuvendit, se nuk
duhet të përgojoni emrin e të madhit Tom
Rixh. Sa për parantezë, në Amerikë, këto
ditë është duke u ndjekur penalisht një
senator nga Alaska, i cili akuzohet për një
abuzim 30 mijë dollarësh, që një kompani
private ka përdorur për të restauruar
shtëpinë e tij. (Berisha me siguri po
zgërdhihet me këtë lajm). Po ja që kështu
është e vërteta, senator, kongresmen,
sekretar shteti apo dhe president qofsh,
në atë vendin e madh që e përmend me
tërsëllim Sali Berisha, e që quhet
Amerikë, korrupsioni dënohet pa dallim
posti a ish-posti. Jo vetëm kemi të drejtë
të ngremë pyetje për Tom Rixh, po gjithashtu
prokuroria shqiptare t‘i kërkojë atij
sqarime se çfarë di për Fazliç dhe cili është
raporti i tij me këtë njeri të dyshimtë.
Rixh, në qoftë pa gjë në gjithë këtë vorbull
korruptive, të paktën duhet të pyetet
si dëshmitar, nuk ka rëndësi në Shqipëri
apo në Departamentin e Drejtësisë
në SHBA. Ashtu sikurse për Gërdecin,
shqiptarët e përfshirë në atë
kasaphanë, janë thirrur para Kongresit
Amerikan. Askush në Amerikë nuk është
i imunizuar përballë korrupsionit ose
dyshimeve për korrupsion. Shkurt,
gjykojeni Tom Rixh si një njeri që po bën
biznes privat dhe jo si gogolin "Amerikë",
me të cilin Berisha kërkon të trembë
opozitën dhe shqiptarët.
Ndërkohë është fare pa shpjegim prania
e Fazliç në një mbledhje të tillë, e
kushedi sa të tjera që nuk u kemi fotot,
por i marrim me mend. Është po kaq fare
pa shpjegim që, duke e kaluar me
kërcënimet e tij në Parlament, këtë çështje
Berisha e quan të mbyllur. Sigurisht
opozita ka punën e saj dhe Kuvendi është
vend debatesh të tilla, sidomos kur
ndodhin ngjarje të rrëqethshme. Por vendi
i asaj fotoje dhe çfarë ka ndodhur në
atë mbledhje, është subjekt i prokurorisë.
Ashtu siç duhet të jetë subjekt i saj,
çdo rrëfim dhe dokument, me Fazliç në
mes, kur përfshihen bijtë e Kryeministrit
apo ministri Basha me familjen. Kryeministri
shqiptar sa herë kapet "me presh
në duar", mundohet ta kalojë me batuta
idiote. Dhe duhet pranuar, gjithmonë ia
ka hedhur, duke u shtirur herë si budalla,
herë si kërcënues që të shan me prag
shtëpie. Kësaj radhe, duke treguar mes
ministrash të tij se si i telefonon Fazliç,
sikur ky na qenka bosi ku ai jep llogari dhe
duke i siguruar kabinetarët e tij se është
"Ok" të flasësh me Fazliç, madje mirë do
bënin ta takonin dhe ata që kanë mbetur
pa e takuar.
Ajo që të kall datën në gjithë këtë tablo
të zymtë nuk është thjesht fakti se sa
larg ka shkuar Berisha dhe klani i tij i
ngushtë. Por tani që fakte të reja zbardhen
përditë, duke bërë një retrospektivë
se ku filloi kjo gjëmë, shkojmë te vajza e
Kryeministrit kur zgjidhte në postet më
kyçe të kabinetit qeveritar miq të ngushtë,
të etiketuar thjesht si ish-shokë klase.
Plani qenkësh bërë qëkur ajo punonte në
Kosovën që e bëri milionere (akoma nuk
dihet se si). Logjika ta do se bashkë me
Lulzim Bashën janë lidhur me klanin Fazliç
nën premtimin e pushtetit që do ta
merrnin shpejt. Skema qenkësh ngritur
qysh pa ardhur në pushtet dhe madje
këtu e paska burimin dhe projekti zhurmëmadh
"Shqipëria Një Euro".
Po, ky projekt funksionoi. Sot Berisha
ia ka shitur vetes Shqipërinë Një Euro,
ashtu si Fazliç i ka shitur vetes firmën e tij
1 mijë dollarëshe për 1.7 milionë euro.
Është akoma më e frikshme po të mendoni
se shumë nga "veprat" e Fazliçit që
pretendohen të kthehen në pasuri të patundshme
(lexo gjithë Shqipëria), janë
akoma të "tundshme". Janë ende në fillimet
e realizimit të tyre si projekte dhe që
të bëhen më reale, Berishës padyshim do
t‘i duhet edhe një 4-vjeçar tjetër. E mendoni
dot, që ky njeri, që ia ka lënë Shqipërinë
në tavolinë një njeriu të dyshimtë,
nuk e ka për gjë ta kthejë në gjakderdhje
ditën e zgjedhjeve për të fituar
4-vjeçarin e nevojshëm. Por ndoshta nuk
do ketë nevojë. Mjeshtrit e Ballkanit do
ta kenë kopsitur një skemë gati edhe për
këtë ditë. Gjithashtu, mesa po ndodh të
bën të gjykosh, se kjo paska qenë arsyeja
që Sali Berisha as e preku fare Fatos
Nanon, po herë pas here kërcënon socialistët
në Parlament si mafiozë, se u ka
dosjet në sirtar. Dhe kjo është arsyeja,
sipas tij, pse duhet të mbyllin gojën para
korrupsionit të tij. Në fund të fundit, ai
bashkë me bijtë e kuptuan një herë, që
pushteti shkon e vjen, por paraja është
ajo që të lë gjithmonë në pushtet. A nuk
duket sikur është akoma në pushtet Fatos
Nano, që bredh akoma botën me badigardë
e makina të shtrenjta, pa i hyrë
gjemb në këmbë. Ky do jetë dhe Berisha,
pasi ta ketë rrënuar krejtësisht Shqipërinë
dhe jo më ai i viteve të opozitës
së parë, kur i duhej të mbante vetë valixhet
nga aeroporti në aeroport.
Fenomeni "Fazliç" sot nuk është
thjesht korrupsioni i radhës. Sot ky emër
është testi më i fortë për gjithë shtetin
shqiptar, për çdo politikan, i cilitdo krahu
qoftë, për çdo qytetar shqiptar që ka një
votë dhe një zë. Duke perifrazuar Edi
Ramën (dhe jo pa qëllim), këtu ndahen
dy botë: Bota korruptive nga ajo e ndershmja,
bota e errët që duket se po e përgatit
Berisha nga ajo normalja dhe prosperitivja
që shqiptarët ëndërrojnë. Këtu
ndahen politikanët që i duan të mirën atij
vendi, që nuk janë përzier në afera të tilla,
nga ata të përlyerit kokë e këmbë.
Këtu përcaktohet e ardhmja e Shqipërisë
njëherë e mirë: do jetë ajo që la Nano, që
e vazhdoi më fuqishëm Berisha, apo një
botë e re do ngrihet mbi gërmadhat e
njerëzve që vetëm e zhvatën vendin. Ky
është testi i opozitës sot. Mënyra si ajo do
ta trajtojë këtë histori nuk ka asnjë lidhje
me reformën zgjedhore apo bashkëpunime
të tjera të nevojshme me partinë në
pushtet. Ky është testi për Presidentin e
vendit, ndershmërinë dhe dinjitetin e tij
dhe më kryesorja, devotshmërinë e tij për
Shqipërinë. Ky është testi për prokurorinë
shqiptare, të na vendosë në vend
shpresën dhe të na tregojë se ky vend nuk
ka marrë fund akoma. Ky është testi për
çdo politikan të ndershëm të Partisë
Demokratike, të papërlyer në këto pisllëqe.
Askush nuk do t‘i akuzojë për
përçarje të PD-së, nëse distancohen
menjëherë nga Kryeministri. Përndryshe
do mendojmë se të gjithë janë njëlloj.
Nëse nuk kalohet siç duhet ky test sot,
historia do thellohet e bëhet më e
mjerueshme. Mësimet që nuk u nxorën
në vitin 1997 po na ndjekin pas si një
mallkim i zi. U la pa ndëshkuar një njeri
që çoi vendin në gjakderdhje dhe që rropi
xhepat e shqiptarëve. Po kështu, edhe
pas vitit 2005, u la i lirë në qejfet e tij një
njeri i shfrenuar, pasi injektoi metastazat
e korrupsionit në gjenet e dobëta edhe
ashtu siç ishin të ekonomisë shqiptare.
Kjo e sotmja është një gjëmë e vërtetë që,
nëse kalon, harrohet dhe nuk ndëshkohet
si të parat, e përfundimisht vërteton
se ne jemi një vend i marrë fund, pa inteligjencë
kombëtare, pa memorie, pa
liderë, pa politikanë, pa media, pa shoqëri
civile, pa dinjitet. Thjesht jemi të
pazotë, një popull gjysmak dhe i robëruar
që nuk prodhon dot liderë, por veç diktatorë
e të korruptuar, që nuk heq dot
qafe rrënuesit e vërtetë, por i voton një
herë në ca vjet. Atëherë, të gjithë bashkë
le të vajtojmë dhe ta meritojmë fatin që
kemi. Sepse në fund të fundit, siç e
kërkon, ashtu e gjen.