Dëshmitari: UDB-ja ndiqte Remzi Hoxhën
Shërbimi Sekret Jugosllav (UDB) gjurmonte Remzi Hoxhën, biznesmenin shqiptaro-maqedonas, i cili është zhdukur në vitin 1995 në Tiranë, nga strukturat e Shërbimit Informativ Shqiptar. Miku i Hoxhës, dëshmitari Basri Zuka, ka treguar dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda njohjet e tij me biznesmenin, si dhe momentin kur ka marrë vesh për zhdukjen e tij.
Dëshmia e Zukës
Ai tha se Remziun e ka njohur në shkurt të vitit 1990, kur i është paraqitur me një shokun e tij, Shefqet Maliqi, dhe i kanë kërkuar që të bëhet anëtar i sindikatës së ekonomisë së vogël dhe të zejtarisë në Kosovë. "Në vitin 1989 është thirrur nga autoritetet serbe, pasi ka mbështetur grevën e minatorëve. Shpjegime ka dhënë edhe më vitin 1991", nisi dëshminë shtetasi kosovar, i pyetur nga prokurori i çështjes, Xhevat Hana. Zuka tha se për zhdukjen e Hoxhës e ka marrë vesh nga një prej vëllezërve të Remziut, por më shumë informacione kishte marrë nga Avdyl Loshaj. Loshaj, i kishte treguar se ishte rrëmbyer nga Shërbimi Informativ, duke u akuzuar për tentativë vrasje ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Agron Musaraj. Loshaj, pasi ishte liruar kishte shkuar në Kosovë, ku edhe kishte kontaktuar më 26 janar të vitit 1997 me vëllain e Remziut, Ethem Hoxhën, i cili më pas e kishte adresuar te Zuka. Dëshmitari ka shpjeguar se biseda është zhvilluar në zyrat e Partisë Unikomb në Prishtinë.
Dëshmitari nga Kosova ka vazhduar dëshminë duke treguar bisedën me Avdyl Loshajn. "Meqë ishte hera e parë, bisedën e kam regjistruar dhe më pas e kam zbardhur. Të gjitha i kam dorëzuar në prokurori. Gjatë bisedës, Loshaj përmendi rreth tre emra, të cilët tani nuk i mbaj mend. Loshaj më tha se i kishte dëgjuar të bërtiturat e Remziut. Kur më ka thënë këto fakte ka qenë në gjendje shpirtërore jo shumë të mirë", tregoi dëshmitari ndërsa theksoi se "Remziun e kishin mbështjellë me çarçaf i
kishin futur një armë në gojë dhe kishin stimuluar shkrepjen, pasi arma nuk kishte plumba". Dëshmitari ka treguar se ishte takuar edhe me të ëmën e Avdyl Loshajt, e cila i kishte treguar se kur i kishte ardhur i biri nga Shqipëria dhëmbët i kishte të thyer.
Zison e kërcënonte SHIK-u
Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Sarandë ka treguar dje kërcënimet që i janë bërë Ziso Kristopulit, si dhe gjendjen e tij pas marrjes nga Shërbimi Informativ. Astrit Llanaj ka shpjeguar se gjatë kohës që Ziso ishte në krye të partisë i kishte shkuar disa herë në zyrë duke i thënë se kishte marrë kërcënime të shumta. "Në muajin tetor më vijnë përfaqësuesit e partisë të Ksamilit dhe më thonë që kanë marrë Zison ata të Shërbimit Informativ. Kam shkuar menjëherë në zyrë dhe pasi kam zbritur nga shkallët e godinës, ku jam ndeshur me ish-kryetarin e SHIK-ut, Alfred Dukën. E kam pyetur në lidhje me Remziun dhe më është treguar shumë i ftohtë duke bërë sikur nuk e njihte", ka treguar dëshmitari. Sipas tij, ai kishte vënë një njoftim në gazetën "Koha Jonë", e cila jepte lajmin çdo ditë. Pas disa ditësh, Ziso Kristopuli do të lirohej. "I kam shkuar në banesë. Ishte rrahur barbarisht, kishte shenja. Kur e kam pyetur më tha që e akuzonin për trafik armësh, dhe kishte firmosur atë që i kishin kërkuar. Më tha që kishte dy mundësi ose të firmoste ose do ta vrisnin", ka vazhduar Llanaj. Në fund dëshmitari ka shpjeguar se Ziso i kishte thënë që nuk njihte njeri, pasi i kishin vënë thesin në kokë.
Gjyqi
Dëshmitar nga Kosova për Remzi Hoxhën
Prokuroria ka vazhduar dje me dëshminë e mikut të Remzi Hoxhës, Bazri Zukën, i cili ka treguar se UDB-ja ndiqte "këmba-këmbës" biznesmenin shqiptaro-maqedonas. Ndërkohë, edhe në seancën e radhës pritet që organi i akuzës të thërrasë për dëshmi shtetas kosovarë që kanë njohur Remzi Hoxhën, madje e kanë takuar para se të rrëmbehej. Prokuroria thotë se aktiviteti në Shqipëri e kishte bërë Remziun si "qendër" për shtetasit kosovar që vinin në vitin 1995 në Shqipëri. Madje Remziun e kanë takuar edhe shtetas maqedonas, ndoshta agjentë të huaj të shërbimeve. Kjo e ka bërë atë që të jetë në qendër të strukturave të SHIK-ut në vitin 1995, çka solli edhe rrëmbimin e tij. Prokuroria ka gjetur dëshmi interesante që hedhin dritë se ishte pikërisht katër "spiunë" që e morën shqiptaro-maqedonasin në mes të ditës në mes të Tiranës duke e degdisur në Lezhë, ku ka humbur gjurmët prej 13 vjetësh. Ardhja dëshmitarëve nga Kosova do të mundësojë për prokurorinë edhe zbardhjen e motivit të rrëmbimit, ku më e mundshmja është pista se Remziu dinte diçka që nuk duhet ta kishte mësuar kurrë: takimin Gazidede-Arkan.