E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madani, i pandehur edhe për Gërdecin

Shkëlzen Madani është një i njohur i drejtësisë. Aktualisht, prokuroria ka në dorë tri procedime penale të hapura ndaj tij. Fillimisht u mor i pandehur për lejet e firmave që mund të tregtonin lëndë plasëse në Shqipëri, kryesisht për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Paralelisht me këtë çështje prokuroria hapi procedimin penal nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Konkretisht, mësohet se Madani ka falsifikuar diplomën e Universitetit të Kamzës. Akuza e fundit, por jo nga rëndësia, është favorizimi i kompanisë "Albademil" për të demontuar municione me çmime të lira. Mësohet se Madani ka qenë në komision për vlerësimin e fishekëve, ndërsa ka një rol të rëndësishëm për lëshimin e municioneve në Gërdec, ku më pas ndodhi një shpërthim ku humbën jetën 26 persona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›