Tritoli për Durrës-Kukës, në gjyq Shkëlzen Madani
Ministria e Mbrojtjes ka kryer parregullsi në prodhimin, administrimin dhe kontrollin e lëndëve plasëse që përdoren nga firmat që po ndërtojnë autostradën Durrës-Kukës-Morinë. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për abuzimin e sipërpërmendur dhe ka dërguar në gjykatë tre persona. Ata janë Shkëlzen Madani, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe falsifikim të dokumenteve, Aurela Çota, e akuzuar për moskallëzim krimi dhe Ferdinand Hodo, i akuzuar për korrupsion aktiv, ndikim i ushtrimit të paligjshëm. Ndërkohë, prokuroria thotë se ka pushuar hetimet për ushtarakun Kadri Sula. Prokuroria e Tiranës regjistroi dosjen në bazë të materialeve të paraqitura nga Policia e Shtetit. Objekti i këtij procedimi ishin parregullsitë e konstatuara për lëndët plasëse që po përdoren nga shoqëritë operuese në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, segmenti Rrëshen - Thirrë, si dhe mënyra e pajisjes së tyre me lejet përkatëse. Sipas prokurorisë, lejet janë dhënë nga Komisioni i Dhënies së Lejeve të Lëndëve Plasëse për Përdorim Civil, në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili drejtohej nga shtetasi Shkëlzen Madani, i cili është marrë i pandehur edhe për tragjedinë e Gërdecit. "Gjatë hetimeve rezultonte se një nga përfaqësueset e shoqërisë "Nitromak Albania", sh.p.k. shtetasja Aurela Çota, për të mundësuar marrjen e lejes për prodhimin e lëndëve plasëse ka hyrë në veprimtari korruptive me kryetarin e Komisionit të Dhënies së Lejeve të Lëndëve Plasëse për Përdorim Civil, në Ministrinë e Mbrojtjes, shtetasin Shkëlzen Madani", thanë burimet nga akuza, të cilat kanë mundësuar zbardhjen e aferës dhe dërgimin në gjykatë të dosjes penale me tre të pandehur.
Sipas prokurorisë, gjithçka ka nisur në fund të vitit 2007, kur firma "Nitromak" me qendër në Turqi dhe me filial në Shqipëri ka paraqitur kërkesën në Ministrinë e Mbrojtjes për t‘u pajisur me leje për përdorim civil të lëndëve plasëse. Firma që po ndërton rrugën Thirrë-Kalimash ka paraqitur kërkesën për të blerë sasi të konsiderueshme lëndësh plasëse.
Duke studiuar nevojat e tregut, firma turke ka siguruar licencën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas magazinat, të cilat kanë qenë objekte ushtarake të marra me qira disamujore. Me anë të këtyre procedurave, të pandehurit kishin monopolizuar tregtinë e lëndëve plasëse në vend, duke bllokuar çdo firmë tjetër që mund t‘i konkurronte. Pas denoncimit të bërë në prokurori nga përfaqësuesit e firmave të tjera, më datë 3 janar të vitit të kaluar nisi përgjimi i telefonave ndaj të pandehurve nga hetuesit e Task-Forcës. Nëpërmjet bisedave telefonike, prokuroria ka arritur të mësojë se kreu i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, 45 vjeç kishte përfituar dy mijë euro për të pajisur me licencë për tregtim tritoli firmat "Nitromak", përfaqësuese e të cilës ishte Aurela Çota dhe "Geoconsult" me administrator Ferdinand Hodo.
Hetimet 4-mujore të Njësisë Task-Forcë Antikorrupsion kanë zbuluar se, përfaqësuesja e kompanisë "Nitromak", Aurela Çota, dhe Ferdinand Hodo, përfaqësues i firmës "Geoconsult", kanë luajtur rolin e sekserëve në dhënien e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë në këmbim të marrjes së licencave dhe lejeve të importit ndërkombëtar të tritolit. Pasi kompanitë bënin kërkesat e tyre për pajisje me leje importi dhe me licencë, ishin përfaqësuesit e këtyre firmave që hynin në kontakt me drejtorin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madani, dhe ofronin shuma si ryshfet.
Të pandehur:
- Shkëlzen Madani akuzohet për korrupsion pasiv dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare (diplomën e Universitetit të Kamzës)
- Aurela Çota, moskallëzim krimi
- Ferdinand Hodo, korrupsion aktiv, ndikim i ushtrimit të paligjshëm