E Shtunë, 31 Tetor 2026

65 delegatët votues në Asamblenë Zgjedhore



Numri i delegatëve caktuar për klubet e futbollit në Asamblenë Zgjedhore është përcaktuar në përputhje me pjesëmarrjen në sistemin e garave të FSHF-së. Klubet e Superiore kanë secili nga një delegat, (aktualisht 12 klube = 12 vota). Klubet e Kategorisë Parë kanë secili nga një delegat, (aktualisht 16 klube = 16 vota). Klubet e Kategorisë së Dytë kanë secili nga një delegat, (aktualisht dy grupe me 25 klube secila = 25 vota). Por klubet e kampionati shqiptar nuk do të jenë të vetmet që do të votojnë në këtë asamble. Në të do të marrin pjesë edhe shoqatat specifike të futbollit, të cilat kanë nga një delegat votues në këtë asamble zgjedhore. Kështu Shoqata e Mjekësisë Sportive, Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e Minifutbollit kanë një delegat që do të votojë për presidentin e ri të FSHF-së. Në fund secili nga 8 rajonet futbollistike të Shoqatës së Futbollit Amator do të kenë nga një delegat në këtë asamble. Pra në total do të jenë janë 65 delegatë me të drejtë vote ku secili delegat nuk mund të përfaqësojë më shumë se një anëtar dhe një votë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›