E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenal-Porto, Venger beson: Kualifikohemi dhe pa Fabregas



Trajneri i Arsenalit Arsen Venger ka konfirmuar se kapiteni i tij Fabregas nuk do të luajë në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampioneve kundër Portos. Spanjolli 22 vjeçar nuk ishte i pranishëm me ekipin në stërvitjen e djeshme. “Në qoftë se shënojmë 1 gol dhe mbajmë rrjetën të paprekur atëherë kalojmë në çerekfinale. Besoj se një gjë të tillë mund ta bëjmë. Kemi besim se do të dalim triumfatorë në ndeshjen e sotme”, është shprehur Venger i cili ka shtuar gjithashtu se pamundësia për të rikuperuar Fabregas nuk do të thotë shfajësim në rast se ekipi i tij nuk kalon raundin. “Ne duam që të kualifikohemi për në raundin tjetër dhe mungesa e çesk nuk mund të shërbejë si arsye shfajësimi në rast se humbasim. Kemi një sërë lojtarësh të tjerë të shkëlqyer të cilët janë të aftë të për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë në Portugali. Mendoj se kemi shanse të mëdha për t’u kualifikuar”. Për ndeshjen e sotme Sol Kampël i cili së bashku me Fabianskin ishin protagonistë të ndeshjes së parë në Portugali do të jetë në fushën e lojës pas dëmtimit që është duke kaluar qendër mbrojtësi Uilliam Gallas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›