E Shtunë, 31 Tetor 2026

65 milionë lekë shpërblim për Begajn e Gurin

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2008 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për shpërblimin e disa sportistëve. 

Kësaj ministrie në buxhetin e miratuar për vitin 2008 do t'i shtohet fondi 6 500 000 lekë të reja, për shpërblimin e disa sportistëve. Nga ky vendim ka përfituar peshëngritësja Romela Begaj dhe mundësi Elis Guri, të cilët kanë marrë medalje në kompeticionet evropiane. Begaj fitoi medalje argjendi në kampionatin evropian të peshëngritjes në Linjano Sabia d'Oro të Italisë. Për këtë arritje ajo do të përfitojë 3 milionë lekë të reja. Trajneri i saj, Hektor Shaqiri, përfiton një shpërblim prej 900 mijë lekësh të reja. Mundësi Elis Guri, i cili zuri vendi i tretë në kampionatin Evropian të zhvilluar në Finlandë, do të marrë një shpërblim prej 2 milionë lekësh të reja, trajneri i tij Besnik Shehu përfiton 600 mijë lekë të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›