Peshëngritësi Daniel Godelli fiton 3 medalje ari
Ai është talenti më i ri i peshëngritjes, që dje i ka besuar të gjithë, duke marrë tri medalje ari.
Daniel Godelli, peshëngritësi nga Peqini ka arritur të regjistrojë një rezultat fantastik në Kampionatin Evropian U-17 që po zhvillohet në Amiens të Francës. Në fillim, Godelli është shpallur Kampion i Evropës në stilin e shkëputjes, duke arritur të ngrejë plot 118 kg. Më pas, talenti 17-vjeçar i shtangës ka arritur të fitojë edhe medaljen e arit në stilin i shtytjes, duke ngritur plot 145 kg, e duke mahnitur të gjithë. Shqiptari është shpallur njëkohësisht edhe Kampion i Evropës në dyjarësh me 263 kg. Një rezultat fantastik për Shqipërinë dhe njëkohësisht për peshëngritësin e talentuar të kombëtares. Ndërkaq, për Shqipërinë pritet të konkurrojnë Sheriana Ruci në peshën 58 kg, Xhulio Prroni në peshën 77 kg, dhe Xhelson Kryemadhi në peshën 85 kg.