E Diel, 1 Nëntor 2026

KE në dhjetor sjell vëzhguesit në Shqipëri



Në muajin dhjetor një mision i vëzhguesve të Komisionit Evropian do të vijë në Shqipëri për të bërë një vlerësim të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e regjimit të vizave. Duke përcjellë këtë lajm, ministri i Jashtëm, Ilir Meta, tha se vendi është drejt finalizimit të të gjitha detyrimeve që garantojnë liberalizimin. Kurse ambasadori Helmuth Lohan theksoi se Komisioni Evropian vlerëson faktin e vëmendjes së posaçme që qeveria shqiptare i ka kushtuar reformave të cilat realizojnë objektivin për regjim të liberalizuar të vizave. “Shqipëria ka bërë hapa përpara në sigurinë e dokumenteve, por sfida qëndron në nivelin e zbatimit të reformave. Shqipëria duhet të provojë që reformat janë zbatuar dhe se janë të qëndrueshme. Komisioni do të vlerësojë çdo hap të bërë për të siguruar një vlerësim objektiv dhe nëse detyrimet janë përmbushur, KE do të dërgojë një rekomandim pozitiv në mesin e vitit 2010 për liberalizimin e regjimit të vizave”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›