E Diel, 1 Nëntor 2026

65-vjetori i luftës së Kelmendit kundër sundimit komunist në Shqipëri, në vitet 1944-45

15-02-2013 / Gazeta 55

Kelmendi: nje vend i njohur tashme nga te gjithe historianet shqiptarë dhe te huaj për  Qëndresat ndaj pushtuesve, per trimerine, besnikerine, bujarine dhe ruajtjen e traditave  dhe vlerave të Malesisë së Madhe, ne veri te Shqiperisë prej shekujsh.
Kelmendi e ka vendin kryesor ne historine e Shqiperise prej shekujsh, ndonëse sot  akoma nuk jane pasqyruar, sepse historia edhe e shkruar sipas referencave te sistemit  komunist qe e vrau, e dogji edhe e persekutoi per 47 vite me radhe me shume se asnje  vend tjeter ne Shqiperi e Ballkan.
Kelmendi e ka historine e vet qysh me Norën, e cila per karakterin e vet dhe te krahines  pati guximin te therë pashen e Turkut.
Me Prel Mem Ujken qe per guximin dhe trimeri vrau shkjaun ne duel, mbasi Shkjau u  kishte shpalle beteje Malesoreve e dhjetra raste te tjera ku Malsoret e Kelmendit i kane  lare me gjak kufijte per ruajtjen e trojeve te veta, veçojme luften e Taborreve Turke ne  Gropa te Selces ne Suke te Mkushit, ku u shpartalluan dhe u vrane mbi 300 ushtar turq.
Ne Kelmend ne vendin e quajtur Greçe u mblodhen me 23 Qershor 1911 te gjithe krenet  Shqiptar per te percaktuar rregullat e lojes per shpalljen e Pavaresise se Shqiperise,  Kelmendi i ruajti si askush tjetër kufijt dhe trojet e veta qe gjithmone e kemi pasur te  kufizuara me Shkjaun.
Mbas shpalljes se Pavaresise, Kelmendi luajti nje rol Historik ne ruajtjen e kufijve veriorë te Shqiperise fale edhe burrit te mençur, patriot dhe nacionalist Prek Cali, i cili eshte dhe  vendimtar ne ruajtjen e kufijve te Kelmendit dhe Malesise se Madhe.
Kjo krahine veriore e Shqiperise, ndonëse e thelle, por nuk i mungonin vlerat, si besimi  tek Zoti dhe karakteri tipik i Trimerise, Besnikerise dhe Bujarise, vlera te cilat i kane  përmendur shume shkrimtare te huaj, si Nopça, Edit Durham, etj.
Por mallkimi i historisë se kesaj krahine bie mbi ata qe ne emer te mesimeve te  diktatures staliniste dhe te udhëzimeve sllavo-komuniste kthyen ne vllavrasje te gjithe  Shqiperine e veriut dhe ne rastin konkret Kelmendin.
Perfundimi i luftes Nacional-Çlirimtare vuri ne krye Partine Komuniste Shqiptare (PKSH) dhe nderkohe me çdo kusht te merrte pushtetin politik te vendit. Rol vendimtar  ne kete drejtim kishte ushtria, e cila marshoi ne veri te Shqiperise ne vitin 1944.
Propaganda e saj ishte “Çlirimi nga nazi-fashizmi” dhe kishte per qellim nenshtrimin  ushtarak te veriut, vendosjen e Këshillave Nacional-Çlirimtarë dhe shpartallimin e  forcave nacionaliste te grumbulluara atje dhe te pushtetit te fisit, si dhe për eleminimin e  kundershtareve te komunizmit.
Duke i konsideruar si “vegla te pushtuesve” dhe “mbeturina te reaksionareve”. Prandaj ne  gjithe zonen veriore si Nikaj-Mertur, Puke, Sume, Dukagjin dhe Kelmend hasen ne  rezistence te armatosur me forcat nacionaliste, krerët e maleve dhe nga populli ne  përgjegjësi. Në keto rrethana, kreret dhe vete populli u lidhen me bese, si Leonidha me  Spartanet ne Gryken e Termopileve 480 vjet para Krishtit me nje vendim te prerë.
“ Pa kalue permbi kufoma/S’i shkel, jo, kush trojet tona/Kurre armikut vlla s’i thona”
Ky qendrim vinte jo se Kelmendi kishte atehere njerez me Shkolle te larte dhe me  largpamje e pjekuri politike por se qellimet e lartpermendura te Komunizmit dhe te zezat  e tij tashme ishin bere te njohura nga te gjithe banoret.
Ne ate kohe Kelmendi kishte edhe meshtare te Zotit, si Pater Kelmendin dhe Dom Ded  Malaj nga Selca, Dom Marjan Sirdanin nga Boga, te cilet u martirizuan vetem e vetem se ishin meshtarë, pishtarë te drites e kultures.
Dhuna komuniste tek ne erdhi ne Janar te vitit 1945, kur Brigada e I sulmuese me urdher te gjakatarit Mehmet Shehu. Shkeli Kelmendin me gjakderdhje te madhe ndonese nuk  kishte asnje force pushtuese ketu. Lugina e Cemit ushtoi nga krismat e armeve dhe lufta  vllavrasese skuqi lumin me gjakun e te pafajshmeve, te djemve shqiptarë dhe boren e  ngrire te Janarit, Brigades se I i erdhen ne ndihme edhe batalione te tjera per hakmarrje e  masakra barbare ndaj banoreve vendas, te cilet drejtoheshin nga terroristi Zoi Themeli. Keshtu dhane jeten mbi 52 Partizanë nga krahina te ndryshme te vendit.
Dhe rreth 150 burra nder me te zgjedhurit e Kelmendit i vrane e i dogjen persegjalli, iu  nxorën syte dhe i groposen, i prene me brisk ne qafe apo i torturuan mizorisht, si Dede  Gjon Bajraktari, te cilen e dogjen përsëgjalli me 7 plagë ne trup ne shtepine e vet, pa  përmendur me dhjetëra shtepi te djegura e te grabitura, dhe rrenimin ekonomik te tyre.
Megjithë kete tragjedi lufta ne Kelmend ishte një pikë nisje e dramave te tjera gjate terrorit te kuq 47-vjeçar.
Regjimi komunist dëshmitar të te cilit jemi te gjithe, mohoj te drejtat dhe lirite e njeriut,  eleminoi kundershtaret e tij dhe pishtaret e lirise dhe te përparimit. Shkatërroi pronen dhe kolektivizoi me force bujqesine, duke sjelle varferi dhe uri te madhe, gjithe jeten e kthej  ne aksion me parulla çoroditese ndaloi me ligj besimin tek Zoti dhe u be zot vet si ne asnjë vend tjetër në botë.
Per keto arsye me dhjetëra kelmendas u detyruan te largohen nga trojet e veta per te mos u kthyer kurrë më dhe disa te tjere u grinë ose u vrane nga plumbat ne kufi.
Pa e tepruar aspak, komunistet mund te quhen barbarët e Shek XX ne Shqiperi dhe ne vendet e lindjes, prandaj edhe sot përkujtojme kete memorial te ngritur tash 10 vjet me pare nga nje patriot kelmendas me banim ne Amerike, i cili ne vitin 1959 eshte arratisur  familjarisht ne Jugosllavi, z. Marash Mernaçaj dhe e shoqja, Mri  Mernaçaj, vajza e vetme e Dedë Gjon Bajraktarit, qe i plagosur me 7 plage e dogjen përsëgjalli ne shtepine e tij ne Vukël. Te gjitha këto familje qe jane sot para ketij memorialit e falenderojnë nga zemra zoterine e lartepermendur per kontributin ne lidhje me perkujtimin e kësaj ngjarjeje tragjike per Kelmendin.
Le të shërbejë kjo dite perkujtimore per ngritjen e moralit per brezat qe vijnë, si ndjenje e madhe krenarie për karakterin moral qe mbizotëron ne kete krahine prej shekujsh.
Prel Gjela
Pjetër Kola

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›